Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Gattuso “shtrydh” kuqezinjtë para debutimit në Serinë A ndaj Napolit

Pas shtyrjes së ndeshjes ndaj Milan-Genoa, për shkak të tragjedisë me urën në qytetin e Xhenovës, skuadra kuqezi ka patur një javë më shumë për t’u përgatitur për debutimin e saj në Serinë A. Por për ekipin e trajnerit Gennaro Gattuso “java e parë” në fushë do të jetë një test shumë i fortë, pasi përballë është Napoli i trajneri Carlo Ancelotti. Ndeshja do të luhet të shtunën në mbrëmje në stadiumin “San Paolo” dhe kuqezinjtë shpresojnë që të bëjnë një start të mirë të kampionatit.

Trajneri Gattuso ka patur mundësi të punojë edhe disa ditë më shumë me skuadrën e veçanërisht me blerjet e fundit, me shpresën që të ketë një ekip kompetitiv në fushë. “Ndaj Napolit është gjithnjë e vështirë, por do të përpiqemi të japim më të mirën. Blerjet e reja? Gradualisht po adaptohen me skuadrën dhe besoj se shumë shpejt do t’i shohim në fushë. Shpresoj që skuadra të më ndjekë dhe do të arrijmë të bëjmë një paraqitje të mirë në Napoli”, u shpreh trajneri Gattuso, që ka zhvilluar disa seanca taktike gjatë kësaj jave, për të vënë në vështirësi Napolin.

Related posts

Qetësohuni interista, Nagatomo kthehet prapë!

Q.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ I mjfaftojnë 5 minuta lojë, Abazaj ndëshkon me një “PREDHË” Ankaraspor (VIDO)

Delo.autor

Katër emergjencat e Lopetegui: Nga Ronaldo tek Neymari

Sadik.Autor

Leave a Comment