Futboll Premier League Sport

DUAN TITULLIN/ KLOPP I KËNAQUR: Me Alisson e Van Dijk kemi sistemuar edhe…

Skuadra e Liverpool ka dhuruar gjithnjë spektakël në sulm, pasi aty kanë qenë dhe janë Salah, Firmino e Mane, por problemin më të madh skuadra e “reds” e ka patur në mbrojtje, pasi pësonte shumë gola. Por duket se ky problem është zgjidhur dhe dy javët e para të Premier League e konfirmojnë këtë gjë, pasi Liverpool nuk pa pësuar asnjë gol dhe ka realizuar 6 të tillë, duke kryesuar renditjen. Sipas trajnerit Jurgen Klopp investimi që u bë në merkato, duke sjellë në janar mbrojtësin Virgil Van Dijk dhe në verë portierin Alisson dhanë këtë rezultat.

“Aftesitë e Virgil i pamë që sezonin e kaluar, por tani kemi edhe një portier shumë të mirë që ka treguar se i vlen ato parà që janë shpenzuar. Rrezikojmë më pak dhe lojtarët që luajnë në mbrojtje e portë ofrojnë më shumë garanci. Ndërkohë që, edhe mesfusha jep një dorë, ndërsa sulmi ka bërë detyrën e tij. Jam i kënaqur, pasi tani kemi një ekip më të kompletuar krahasuar me një vit më parë”, u shpreh trajneri Jurgen Klopp. Liverpool ka fituar 4-0 ndaj West Ham javën e parë dhe 2-0 ndaj Crystal Palace në ndeshjen e dytë në Premier.

Related posts

Mbappe “kërcënon” rekordin e Neymar. Tek Reali për 272 mln euro?

Isa.Autor

FORMULA 1/ Super Verstappen, fitore historike në Sprint Race dhe “pole position”

Delo.autor

Skuadra gjermane sulm “frontal” për Thomas Strakoshën, ja plani i Lazios

Sadik.Autor

Leave a Comment