Formula 1 Sport

Mjekët japin lajmin e mirë, legjenda e formula 1 zgjohet nga koma (DETAJE)

Tashmë ka dritë në fund të tunelit për të afërmit e legjendës së Formula 1, Niki Lauda. 69-vjeçari u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni në mushkëri pas një sëmundje të rëndë dhe pas tij ai kaloi në gjendje kome. Tashmë ai ka filluar dhe kryen proceset jetike pa ndihmën e makinerive.

Për zgjimin e tij nga koma ka folur edhe mjeku i cili e operoi tek thotë: “Jemi shumë të lumtur për operacionin. Para ndërhyrjes, kushtet e Laudas ishin ekstremisht kritike, mushkëritë ishin në gjendje të rëndë dhe në shtatë ditët e fundit u mbajt në jetë nga një pompë që furnizonte zemrën dhe mushkërinë. Do të duhet kohë, do qëndrojë pak javë i shtruar në spital, por jemi optimistë”.

Lauda si legjendë e Motosportit, ka fituar 3 tituj botëror në Formula 1.

Related posts

Jorginho i pashitshëm për Napolin, City hedh sytë nga mesfushori i Realit

Sadik.Autor

“NUK ISHTE AQ E LEHTË”/ Lewandwoski thyen heshtjen. Xavi “qan” rastet e shpërdoruara

F.autor

“NDONJËHERË NDODH QË…”/ Kampioni i botës do të operohet pas rrëzimit të frikshëm në garë

Delo.autor

Leave a Comment