Futboll Sport

E BUJSHME/ Shkodra në “qiellin e shtatë”, Ardjan TAKAJ në krye të VLLAZNISË

Futboli shkodran po përjeton një nga momentet më negative të historisë. Vllaznia për më shumë se 5 dekadash do të luajën në Kategorinë e Parë. Pas shumë ditësh pritje, tashmë kuqeblutë do të kenë në krye Hasan Likën si trajner, por një problem shumë serioz është se kush do të investojë në këtë ekip, pasi prej kohësh kërkohet një privatizim i klubit. Kush mund ta bëj këtë gjë më mirë se Ardjan Takaj?

Sikurse raporton Shkodranews, presidenti i Skënderbeut sot mund të shoh ndeshjen e fundit të korçarëve në stadium, ku do të luajnë në Superkupën e Shqipërisë ndaj Laçit, për të kaluar më pas në krye të Vllaznisë. Megjithëse nuk ka diçka zyrtare në lidhje me këtë çështje, shumë vendimtar do të jetë vendimi që do të jepet nga CAS-i për Skënderbeun, pasi “ujqërit” rrezikojnë” 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane.

Të shohim në vazhdim nëse diçka e tillë do të konkretizohet, apo thjshtë janë zërja merkatoje këto që qarkullojnë për këtë lëvizje të bushme, që nsëe ndodh, padyshim që do të shohim një Vllazni, jo vetëm në nivele të larta, por do të jetë konkuruese në çdo kompeticion.

Related posts

Partizani në finalet e play off-it, fiton sërish derbin me Tiranën

Sadik.Autor

HARRON CARBONERO-N/ Iker Casillas: Ja kush është dashuria e re

Delo.autor

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Balaj në formë, Sedloski do një sforco të fundit

F.autor

Leave a Comment