Futboll Gossip Sport

E DUAN TË GJITHË/ Wanda Nara zbulon propozimin që i ka bër De Laurentiis

Agjente bashkëshorte, nënë dhe së fundi edhe opinioniste televizive në emisionin “Tiki Taka”. Kjo është Wanda Nara, bashkëshortja e futbollistit argjentinas Mauro Icardi, e cila për “Gazzetta Dello Sport” ka rrëfyer jetën e saj. Ajo ka pranuar se kjo jetë nuk është e lehtë dhe se shpesh përballet edhe me oferta surprizë, siç ka qenë ajo e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis. Ky i fundit i ka propozuar që të luajë në një film.

“Është e vërtetë, Aurelio më ka propozuar që të luajë një pjesë në një film të tijin. Ai e dinte që unë më parë kam luajtur në një film në Argjentinë dhe se në vendlindjen time me njohin të gjithë. Por ai propozim nuk ka aspak lidhje me ato që janë shkruar në media, në lidhje me transferimin e mundshëm të Mauro te Napoli”, u shpreh Wanda Nara.

Duke folur për sulmuesin e Interit, ajo u shpreh: “Mauro është 100% një lojtar dhe tifoz i Interit. Ai nuk ka derdhur asnjë pikkë loti kur lindën vajzat, por këtë gjë e ka bërë për Interin. Kur Lautaro erdhi tek Interi, Mauro shkoi në aeroport për ta pritur, pasi donte që ai të ndihej si në shtëpi”.

Related posts

Vllaznia me grup të plotë, Gjoka dilema për sulmin

Sadik.Autor

Ylli Juventusit ka vendosur të pensionet në fund të këtij sezoni

Q.Autor

Futbolli italian në zi/ Gjendet i vdekur në hotel kapiteni i Fiorentinës Astori

Q.Autor

Leave a Comment