Futboll La Liga Sport

E JASHTËZAKONSHME/ Barcelona U-13 tregon përse katalansit janë “më shumë se një klub” (VIDEO)

Barcelona tregoi se ata janë “më shumë se një klub” pas një ndeshje të ekipit U-13, ku fëmijët e skuadrës katalanas treguan një solidaritet të rrallë pas ndeshjes së vlefshme për “Junior Soccer World Challenge”.

Ky brez i talentuar lojtarët fitoi 3-1 në finalen kundër Arsenal, në turneun e zhvilluar në Japoni, por gjesti i tyre në çerekfinalen e fituar me penallti ndaj FC Persimmon, bëri për vete të gjithë ata që ishin në Osaka.

Barcelona U-13 fitoi 11-10 me penallti, pasi koha e rregullt u mbyll 2-2. Pas ndeshjes, të gjithë fëmijët me fanellën e Barcelonës, përpara se të festonin suksesin, shkuan të përqafonin fëmijët kundërshtarë, që kishin përfunduar në tokë nga dëshpërimi.

Me fjalë të ngrohta, puthje dhe përqafime, veprimi i 12-vjeçarëve “blaugrana” ishte një gjest unik që tregon më së miri moton, “Mas que un club” – “Më shumë se një klub”.

 

Related posts

LIVE/ Finalja e parakohshme, Franca dhe Argjentina kërkojnë lavdinë në “Rusi 2018”

Sadik.Autor

Përballja me Real Madridin, Neymar: Është një finale

Q.Autor

Manchester City i ‘zhytur’ në luks, shpenzoi 313 milionë euro për merkato

Q.Autor

Leave a Comment