Formula 1 Sport

SPEKTAKOLARE/ VETTEL triumfon në Belgjikë dhe rihap Botërorin, HAMILTON e mbyll i dyti

Sebastian Vettel me Ferrari fitoi sot pasdite garën e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1, një triumf i merituar i pilotit gjerman, që rihap betejën për titullin kampion. Një parakalim fantastik që piloti i “kokëkuqes” i bëri Lewis Hamilton në xhiron e parë vulosi këtë triumf, pasi Vettel e ruajti kryesimin e garës deri në fund, duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim fitoren. Ndërsa Hamilton, që dje korri “pole” dhe sot u nis nga vija e parë, u detyrua të kënaqej me vendin e dytë. Në podium u ngjit edhe Max Verstappen me Red Bull (i treti), që para fansave të tij nuk mund të bëjë më shumë se kaq.

Gara dhuroi emocione e spektakël vetëm në xhiron e parë, ku ndodhi një aksident në metrat e para dje ku Vettel parakaloi Hamilton, ndërsa pjesa e mbetur e saj ishte një monotoni me pak surpriza dhe parakalime. Një garë për t’u harruar për Kimi Raikkonen, që u tërhoq, ndërkohë që një paraqitje të mirë bëri Valtteri Bottas, që u nis nga vija e fundit dhe u klasifikua i katërti. Mirë u paraqit në këtë garë edhe makina Force India, që u klasifikua vendet 5-6 me Perez e Ocon, ndërkohë që në “top-10” u renditën Grosejan e Magnussen me Haas, Gasly me Toro Rosso e Ericsson me Sauber.

Gara nis me surpriza që në kthesën e parë, me një aksident të frikshëm që përfshin 3 makina. Njëvendëshja e Alonso goditet nga pas nga Leclerc dhe makina fluturon mbi kokën e Hulkenberg, pamje vërtet të frikshme, por që për fat nuk ka pasoja të pilotët. Ndërkohë që, pak metra me tutje, Vettel bëhet protagonist i një parakalimi model karshi Lewis Hamilton, që nuk e priste këtë sulm të ferraristit. Makina e sigurisë hyn në pistë, por pas largimit të saj nuk ka shumë emocione. Nga gara tërhiqet Kimi Raikkonen me Ferrarin, që ka probleme me makinën e tij pas kontaktit me Daniel Ricciardo në start.

Gara shkon e qetë deri në mesin e saj, me Bottas që e nisi këtë sfidë nga vendi i fundit pas penalizimeve dhe nis gradualisht të fitojë pozicione, duke u renditur i dhjeti. Edhe ndërrimet e gomave nuk dhurojnë surpriza të mëdha, pasi pilotët ruajnë pozicionet e tyre në pistë. Vettel i pari dhe pas tij ndodhen Hamilton e Verstappen. Ky i fundit rikuperon ndaj makinave Force India që ndodheshin para tij në start, por holandezi me Red Bull nuk ka forcën që të duelojë me dy pilotët e kreut.

Edhe fundi i garës është i qetë, pa emocione (tërhiqet edhe Daniel Ricciardo 10 xhiro nga fundi) dhe në krye pilotët ruajnë diferencat mes njëri-tjetrit, pasi Hamilton nuk arrin të rivalizojë me Vettel, që fiton me lehtësi, suksesi i 52-të në karrierë. Një garë të mirë bëri Bottas, që parakalon një e nga një rivalët dhe ngjitet i katërti, duke i dhënë pikë të rëndësishme Mercedes. Në renditjen e prëgjithshme, kryeson Hamilton, por Vettel ngushton në 18 pikë diferencën. Gara e radhës pas një jave në Itali.

Related posts

NA LA PA FJALË/ E dashura e “Chicharitos” i tregon të gjitha, pozon NUDO (FOTO)

Isa.Autor

PRAPASKENA/ Atalanta pranoi shitjen e Gomezit te Juventusi, shkëmbimi u dogj nga lojtari bardhezi

Delo.autor

TRANSFERUAN KEITAN/ INTERIT i TREMBEN të gjithë me këtë SUPER formacion

Isa.Autor

Leave a Comment