Futboll Sport

Reagon peshngritësi SHQIPTAR/ Kushdo që “baltos” do të marrë një kundërpërgjigje të ASHPËR

Briken Çalja, peshëngritësi shqiptar duket se është prekur nga thashethemet që qarkullojnë për të dhe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Çalja sqaron gjithë të vërtetën, duke thënë se karriera e tij varet nga puna e ndershme dhe stërvitja e palodhur.

Sipas tij, çdokush që përpiqet të “baltosë” emrin e tij do të marrë një kundërpërgjigje të ashpër.

“PËR OPINIONIN PUBLIK

Për shkak të koncepteve primitive të njerëzve që merren me thashetheme e mundohen të hedhin baltë ndjej të arsyeshme të sqaroj atë pjesë të publikut që më mbështesin dhe kanë duartrokitur sukseset e mia për të mos i lënë vend keqkuptimeve dhe pjesëve gri.

E theksoj që kjo nuk është replikë por një sqarim për mbështetësit e mi të cilët meritojnë çdo gjë.

Unë Briken Calja, Kampion i trefishtë Evropës jam këtu ku jam sot prej shpatullave dhe djersës së derdhur çdo ditë në stërvitje nga ku ka marrë motivim dhe hov karriera dhe rruga ime prej kampioni të Evropës. E them këtë me krenarinë më të madhe që më buron nga çdo qelizë e trupit tim.

Nuk kam pasur mbështetjen dhe e kam refuzuar përherë ndikimin e çdo force politike a organizate që mund të ekzistoj. Çdo gjë që ka lidhje me këto bie në kundërshtim me parimet e mia si njeri dhe si sportist. Karriera ime është ndërtuar mbi bazën punës dhe refuzoj të bie pre e këtyre baltosjeve qesharake.

Çdo dallgë llumi që mundohet të trazojë detin tim të karrierës do marri përgjigje të ashpër e të merituar njëkohësisht. Në karrierën time të gjatë kam pasur fatin të njihem me njerëz të ndryshëm në çdo sferë të jetës, qofshin këto politike apo jo. Çdo koncept i ulët i çfarëdo personi që mundohen të banalizojnë marrëdhëniet e mia me këto që përmenda më lart do përballet me kundërpërgjigje të ashpër.

Ndjej të ritheksoj se e gjithë që thashë më lart kjo është për të gjithë njerëzit që më besojnë dhe më mbështesin. Faleminderit”!

Related posts

SKANDALI/ Trajneri i Chelseat, Sarri përfundon nën hetim pas asaj që ndodhi dje

Isa.Autor

PUTHJE NË QAFË DHE PËSHPËRIMA NË VESH/ Shikoni çfarë i bëjnë Ronaldo dhe Bonuçi argjentinasit Dibala (VIDEO)

Delo.autor

TRE DITË NGA MERKATO E JANARIT/ Ja situata në klubet e Kategorisë Superiore…

Delo.autor

Leave a Comment