Futboll La Liga Sport

NUK E DO MOURINHO/ VALENCIA e pret krahëhapur, a do të rikthehet MATA…(DETAJE)

“Disa dashuri nuk përfundojnë kurrë” është titulli i një këngë të vjetër italiane e kënduar nga Antonello Venditti. Sipas asaj që raporton “The Sun”, Valencia dëshiron të transferojë mesfushorin e Manchester United, Juan Mata, verën e ardhshme. Kontrata me Manchester United, skadon në qershor të vitit 2019, dhe spanjolli mund të dëshirojë të rikthehet në La Liga, ku Valencia është gati ta mirëpresë me krahë hapur.

“Djajtë e kuq” ende nuk e kanë bërë të ditur, nëse do të ulen në bisedime për rinovimin kontratës, por raportohet që Jose Mourinho ka dhënë aprovimin për këtë operacion, përderisa kjo nënkupton gjetjen e një zëvendësuesi. Valencia dëshiron ta transferojë me parametra zero dhe për këtë arsye, ata i kanë kërkuar lojtarit që të mos e rinovojë kontratën e tij.

Juan Mata është aktivizuar me Valencia-n për katër sezone, nga viti 2007 deri në vitin 2011, para se të transferohej te Chelsea. Në vitin 2014, spanjolli u ble nga Manchester United për shifrën 44.7 milionë euro.

Related posts

ITALIA NË FESTË/ 17 vite pritje, Serie A me 3 ekipe në çerekfinalet e Champions

F.autor

PASI REALIZOI NJË “PERLË”/ Anësori anulon golin spektakolar të Cutrones (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Luksemburgu i jep asist Ronaldos, CR7 ndalet dy herë radhazi nga portieri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment