Futboll Seria A Sport

NUK PO GJEN HAPËSIRA TEK JUVENTUS/ Dortmund gati të “rrëmbejë” mesfushorin e “Zonjës së Vjetër”…

Emre Xhan është një nga lojtarët e Juventusit, që me ardhjen e Sarrit nuk po gjen shumë hapësira për të luajtur. Si fillim trajneri italian e la jashtë listës së Champions-it dhe në kampionat nuk po e aktivizon mjaftueshëm.

EMRE CAN

Kjo situatë e ka bërë gjermanin të kaloj një periudhë të vështirë dhe të mendoj largimin. Duke parë këtë situatë, Dortmundi është skuadra që pritet të përfitojë.

Siç raporton “Sky Sport Deutchland”, Dortmundi është gati të blejë kartonin e Emre Xhanit, që në merkaton e janarit.

Do të ishte një zgjidhje e mirë për të dyja palët, pasi Juventusi do të shiste një lojtar që e ka sjellë më parametra në Torino, dhe nga ana tjetër Dortmundi do përforcohej me një mesfushor të afirmuar.

Related posts

SHQIPËRI-FRANCË/ Kampionët e botës të pandalshëm, Griezmann ndëshkon “kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Manchester City e lë të lirë mbrojtësin 55-milionësh

Sadik.Autor

MESSI ZGJODHI INTER MIAMI/ Xavi: Leo kurrë nuk ka paqe, ndikoi presioni që pati në Paris

F.autor

Leave a Comment