Futboll Premier League Sport

KAOS TEK ARSENALI/ Emery nën presion: XHAKA rrezikon vendin në formacion

Kalendari nuk u tregua shumë bujar me Arsenalin pasi në dy ndeshjet e para të Premier League iu desh të luante kundër Manchester Cityt dhe Chelseat. Por gjithsesi nisja e tmerrshme që i ka bërë klubi londinez kampionatit, me dy humbje, ka rritur shumë presionin ndaj skuadrës.

Sigurisht që i pari që e vuan këtë presion është trajneri i ri Unai Emery, por sa i përket lojtarëve në fushë një emër në veçanti mbetet më i etiketuari. Bëhet fjalë për Granit Xhakën, mesfushorin me origjinë shqiptare, prej të cilit priten përmirësime të ndjeshme.

Madje një prej legjendave të klubit, Ray Parlour, e ka paralajmëruar Xhakën që rrezikon të humbasë vendin në formacion nëse vazhdon me këtë stil loje. Ish-mesfushori, i cili në 14 vitet e tij tek Arsenal ka fituar tri herë kampionatin dhe katër herë Kupën e Anglisë, është shprehur mjaft kritik ndaj Xhakës, i cili nuk po justifikon 38 milionë paundët e shpenzuar nga klubi londinez për të.

Mbërritja e Lucas Torreiras, i cili ende nuk është në formë shumë të mirë pas Botërorit, por edhe ndeshjet e mira që ka bërë i riu i talentuar Matteo Guendouzi, sipas Parlour, janë lajme të këqija për mesfushorin e Zvicrës.

“Xhaka e dorëzon shumë shpesh topin me këtë sistemin e ri të lojës që nis nga prapavija”, tha Parlour për “The Sun”. “Ai duhet gjithashtu të jetë më i lëvizshëm. Por kryesorja është që duhet të mësohet me topin në këmbë në atë zonë të fushës. Krahasuar me Matteo Guendouzi, i cili ka lënë mbresa në fazën përgatitore, Xhaka nuk është a qi lëvizshëm apo energjik”

“Nëse nuk e bën punën e vet, Emery e ka treguar se mund ta zëvendësojë, siç bëri në ndeshjen kundër Chelseat. E me Lucas Torreiran që herët a vonë do të rifitojë formën dhe do të mësohet me skuadrën, Xhaka mund të mbetet jashtë formacionit”, shtoi Parlour.

Prova e radhës për Xhakën, është një tjetër derbi londinez, këtë herë kundër West Ham në fundjavë, në “Emirates”.

Related posts

AJAXI “MAGJIK” NË CHAMPIONS/ Përmbys Juventusin dhe kalon në fazën gjysmëfinale

Delo.autor

SFIDA NDAJ BASELIT/ Partizani mbyll përgatitjet në Kamzë, “demat” grumbullohen në Elbasan

Delo.autor

SENSUALE DHE BOMBASTIKE/ Diletta Leotta shkëlqen që në prezantimin e parë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment