Moto GP Sport

Ducati dominon në Brno, Dovizioso mund Lorenzo e Marquez, Rossi…(VIDEO)

Andrea Dovizioso me Ducati triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Republikës Çeke në Moto Gp, suksesi i dytë sezonal për pilotin italian, që la pas shokun e tij të skuadrës Jorge Lorenzo (i dyti) e kampionin e botës në fuqi Marc Marquez me Honda (i treti). Kjo treshe dhuroi spektakël gjatë gjithë kohës në pistën e Brno, duke dueluar për fitore deri në metrin e fundit, ndërkohë që i katërti u klasifikua Valentino Rossi me Yamaha, që me “fotofinish” fitoi duelin me Cal Crutchlow, i pesti. Për Dovizioso ky ështe triumfi i dytë sezonal pas atij në garën hapëse, sukses që erdhi në garën e tij nr.100 me motorin Ducati, fitorja e 10-të në karrierën e tij në Moto GP.

Gara nis menjëherë me aksident, ku largohet Maverick Vinales me Yamaha, tërheqja e parë sezonale për spanjollin, ndërkohë që në krye është betejë e fortë mes Rossit e Dovizioso, që duelojnë dhe në disa raste shkëmbehen mes tyre. Por shpejt Rossi “hap krahun”, nuk ka forcën për të rivalizuar me Dovizioso e Marquez, që e parakalojnë së bashku me Lorenzo, një treshe që dhuron emocione në pistë. Por Ducati duket më në formë, Lorenzo parakalon edhe Marquez, shokun e ardhshëm të skuadrës e duelon me Dovizioso për fitore. Por italiani arrin të përballoje me sukses sulmet e Lorenzo, duke marrë me meritë fitoren.

Pas kësaj gare, Marquez konsolidon pozitat në krye të renditjes, me 49 pikë avantazh karshi Rossit, ndërkohë që pas një jave do të garohet sërish, këtë herë në pistën e Austrisë, gara e 11-të e Botërorit të Moto GP. Rossi, falë vendit të katërt sot në pistën e Brno, bëhet piloti i parë në histori që arrin të kalojë kuotën e 6.000 pikëvë të grumbulluara në karrierë.

Related posts

SERIE A/ Ndalet Juventus-Verona, të gjithë në lot për Buffon (VIDEO)

Sadik.Autor

NUK ARRITI KUALIFIKIMIN NË EUROPA LEAGUE/ Por Partizani nuk del pa gjë, ja sa para përfitoi nga UEFA

Delo.autor

RAGNICK BËHET GAZI I BOTËS/ Shkon në stërvitjen e Manchester United dhe nuk gjen asnjë lojtar në klub

Delo.autor

Leave a Comment