Futboll La Liga Sport

FITORJA NDAJ GETAFES/ Kross pas ndeshjes: Duhej të isha në gjumë…

Real Madrid e ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin spanjoll. Lojtarët e Lopetegui janë rimëkëmbur pas humbjes së pësuar në Superkupën e Europës kundër Atletico Madrid, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Getafe-n në shtëpi falë golave të Dani Carvajal dhe Gareth Bale.

Ndeshja e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” është luajtur të dielën në mbrëmje në orën 22:15, një orar ky jo shumë i pëlqyeshëm për një nga yjet e madrilenëve. Toni Kroos, në fakt, që ka qenë një nga më të mirët në fushën e lojës ka postuar në Tëitter:

“Jam më i lumtur nga sa dukem, por duhej të isha në gjumë në këtë orë”, ka qenë mesazhi i mesfushorit gjerman.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Angli-Bullgari, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

DEBUTIM TEK ITALIA ME REKORD/ Rinia e dytë e “plakushit” Kaputo, e mund vetëm shoku që debutoi me Shqipërinë

Delo.autor

REBELOHET BALE PAS HUMBJES ME REALIN/ Nuk hipën në autobusin e ekipit

Delo.autor

Leave a Comment