Futboll Sport

FJALËT E PARA SI KAPITEN/ Romagnoli: Jam krenar, Higuain mes më të fortëve në botë

Fjalët e para në cilësinë e kapitenit të Milan për Alessio Romagnoli. Qendërmbrojtësi kuqezi, në një intervistë për “Milan TV” ka folur ndër të tjera për emocionet që i jep të mbajturit e shiritit së kapitenit, por edhe për dy prej blerjeve të “Djajve”, Caldara dhe Higuain. “Thjesht fakti që jam te Milan është shumë bukur, të jem kapiten është motiv për një krenari të madhe. Shpresoj të nderoj shiritin e kapitenit, sikurse uroj të bëj. Asnjë futbollist nuk duhet të ketë limite. Uroj që të përmirësohem dhe të rritem në çdo këndvështrim dhe të jap maksimumin për Milan”, deklaroi Romagnoli në lidhje me rolin e tij të kapitenit kuqezi.

“Përveçse është një futbollist i madh, Caldara është edhe një djalosh shumë i mirë. Jemi shumë në atë rol dhe ndihem mire me atë. Shpresoj që kushdo të luaj të bëjë Milan-in të fitojë”, u shpreh kapiteni i Milan mbi afrimin e Caldara, ndërkohë që në lidhje me Higuain, ai deklaroi: “Besoj se Higuain është mes sulmuesve më të fortë në botë. Ka shënuar shuëm gola kudo që ka luajtur. Shpresoj që të vazhdojë të shënojë edhe këtu dhe të na bëjë të fitojmë ndeshje”.

Related posts

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Sulmuesi Gjata vjen i dëmtuar, trajneri Shkëmbi ka vetëm një dilemë

Delo.autor

REFUZOI TË POZONTE NË REVISTAT PËR TË RRITUR/ Atletja më seksi në botë ka një plan të ri me Nejmarin

F.autor

SENSI GODITI, ALEXIS SANCHEZ DEVIJOI/ Federata italiane vendos se kujt i takon goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment