Futboll Premier League Sport

GOLEADORËT E MAN CITY/ Gabriel Jesus këshillon GUARDIOLËN: Me Aguero kuptohemi pa…

Sulmuesi brazilian Gabriel Jesus i ka kërkuar trajnerit Pep Guardiola që ta praktikojë më shpesh skemën me dy sulmues, ku ai dhe Sergio Aguero luajnë së bashku në fushë, siç dhe ndodhi në ndeshjen që skuadra e Manchester City luajti dhe fitoi 6-1 ndaj Hudersfield në Premier League. Një dyshe që duket se këtë sezon do të shkëlqejë, ndaj dhe Jesus shpreson të aktivizohet sa më shumë. “Në këtë sfidë Pep vendosi që të luajmë së bashku Aguero e unë edhe pse ne kemi 6 lojtarë që janë të aftë të luajnë në sulm”, tha Gabriel Jesus.

“Zakonisht, kur dhe Sergio luajmë së bashku, zhvillojmë ndeshje të mira dhe arrijmë të fitojmë. Unë besoj se duhet të luajmë më shpesh, pasi të dy e kemi në gjak realizimin e golave, siç dhe ndodhi. E kemi nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon dhe shpresoj që të vazhdojmë me këtë ritëm. Me Sergio kuptohemi shumë mirë dhe Guardiola e di shumë këtë gjë, ndaj shpresoj që së bashku të luajmë sa më shumë”, u shpreh Jesus, që duket se do të jetë alternativa e dytë për sulmin e City, pasi Guardiola i beson më shumë përvojës së Aguero.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Ja çfarë bën tifozi pas çdo humbje që pëson ekipi i zemrës (VIDEO)

Delo.autor

BAYERN I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asist nga Coman, Sulmuesi Sane ndëshkon me klas Lazio-n (VIDEO)

Delo.autor

HISTORIA PREKËSE/ Për pak sa nuk i prenë këmbën, kthehet në fushë pas 636 ditësh

Isa.Autor

Leave a Comment