Moto GP Sport

HISTORIKE/ 22 vite më parë nisi të shkëlqejë ylli më i madh i historisë së Moto GP

Më 22 gusht të vitit 1996, në pistën e Brno, në Republikën Çeke, asokohe një djalë 17-vjeçar korrte suksesin e tij të parë në garat e motoçiklizmit. Ai është Valentino Rossi, që ende edhe sot vazhdon të jetë në pistat e këtij sporti, një ikonë e Moto GP, që ende edhe sot vazhdon të garojë, të duelojë dhe të fitojë. Më 18 gusht të 22 viteve më parë, Valentino garonte me motorin Aprilia në kategorinë 125cc dhe ishte ende djali i Graziano Rossit, një ish-piloti garash.

Por nga ajo ditë, Valentino Rossi krijoi personalitetin e tij, nisi të ndërtonte karrierën e tij, atë të një kampioni në garat e motoçiklizmit, duke fituar deri më tani 9 titujt kampionë bote në total në kategoritë 125cc, 250cc, 500cc dhe sot Moto GP. Triumfi i 22 viteve më parë ishte vetëm suksesi i parë nga 115 fitore që piloti italian do të korrte në karrierën e tij, e cila vijon ende, ndaj Rossi mund të arrijë të tjera suksese.

Valentino Rossi ka ende edhe 2 vite kontratë më Yamaha në Moto GP dhe është në kërkim të titullit të dhjetë, ndërkohë që ka edhe një markë të tijën VR46, e cila po nis të prodhojë pilotë të rinj, që kanë se çfarë të mësojnë nga një ikonë e legjendë si piloti italian. Sot, 39 vjeç, ai ka disa rrudha më shumë në fytyrë, por ka edhe një famë të padiskutueshme, që asnjë pilot tjetër nuk do të arrijë ta ketë në të ardhmen. Në fund të fundit, Moto GP është vetë Valentino Rossi, pa të ky sport merr fund.

Related posts

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Titullari i Manchester City-t paralajmëron largimin

Delo.autor

“Play off”-et e NBA-së, Houston kalon përmes “spektaklit” në gjysmëfinale

Sadik.Autor

U LARGUA NGA INTER/ Bomberi Lukaku kryen vizitat në Milano për llogari të Chelsea (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment