Futboll Sport

INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ Manchester United mposht nënkampionët e Europës (VIDEO)

Manchester United fitoi përballjen kundër Tottenham Hotspur në “International Champions Cup”.

“Djajtë e Kuq” mposhtën me rezultati 2-1 skuadrën e Mauricio Pochettinos në miqësoren përgatitore.

Anthony Martial në minutën e 21-të, kaloi në epërsi Manchester United.

Nënkampionët e Europës për klube barazuan në minutën e 65-të, kur shënoi Lucas Moura.

Fitoren Manchester Unitedit ia siguroi Angel Gomes, me golin e shënuar në minutën e 80-të.

Manchester United numëron tashmë dy fitore në dy ndeshje, pasi në debutim kishte mundur Interin, ndërkohë që Tottenhami është ndalur pas fitores që mori kundër Juventusit pak ditë më parë.

Ndeshjen e radhës, skuadra londineze e luan ndaj Interit, ndërkohë që United do të përballet me Juventusin.

Related posts

ZYRTARE/ Komisioni i Disiplinës fundos Flamurtarin, rrezikon zbritjen në Kategorinë e Dytë. Ja vendimet…

Delo.autor

E VEÇANTË/ Tek njëra këmbë flamurin e Shqipërisë, tek tjetra stema e Barcelonës. Ylli Manaj prezanton… (FOTO)

Delo.autor

PLOT 17.5 MILIONË EURO PËR MUÇIN NË EUROPË/ Zbulohen prapaskenat e bujshme te Trabzonspori

F.autor

Leave a Comment