Futboll Seria A Sport

ICARDI kundër HIGUAIN/ INTER-MILAN do të jetë një SFIDË TOTALE

9 false nuk është një çështje që i takon Milanos. Atje gjërat funksionojnë në një mënyrë tjetër: skuadra ndërtohet rreth atyre që 9 e mbajnë mbi shpatulla, e mbrojnë, e zgjedhin si shok udhëtimi dhe stil jete. Inter-Milan është lajmërimi i një filmi me një skenar të parashikueshëm: skenat më të mira do të xhirohen në zonën e rreptësisë.

Mos kërkoni më kot t’i shni në zonat e tjera të fushës dhe mos prisni të shikoni protagonistë të tjerë, me përjashtim të mauro Icardi dhe Gonzalo Higuain, dy lojtarë që do të luaftojnë edhe për renditjen e golashënuesit, të bezdisshëm për mbrojtësit, bëjnë sikur bien në gjumë dhe më pas të godasin.

Sfida ka nisur që të premten e kaluar, kur Gonzalo i është përgjigjur një pyetje në lidhje me duelin me Mauro-n, një pyetje që dukej si gjithë të tjerat. Por, “Pipita” e ka marrë seriozisht. Ka qeshur, por ka patur një pamje të zymtë, si ajo që ka zakonisht në ndeshjet e mëdha. Dhe ka lëshuar sfidën: “E dini si do të përfundojë, çfarë doni që t’ju them”, i është përgjigjur gazetarit që e ka pyetur për derbin.

Shifrat janë në favor të Gonzalos, edhe pse 36 gola në Serinë A nuk i kishte shënuar askush para tij. Më pas është edhe krahasimi me Icardi-n: 111 me 110 gola të shënuar, me më pak ndeshje dhe minuta për kuqeziun në krahasim me interistin. Gjithsesi, trajneri Spalletti po ndërton pikërisht rreth Icardi-t një ekip të ndryshëm. Mund të duket një paradoks: tekniku po kërkon t’i japë zikaltërve rrugë të ndryshme për të arritur te goli. Dhe kjo nuk bën gjë tjetër vetëm sa përforcon pozicionin e Mauro-s, që shpesh ka qenë i detyruar të mbajë mbi shpatulla të gjithë peshën e sulmit të ekipit.

Muzika ishte gjithmonë njësoj, nuk kishte rëndësi nëse Inter luante me skuadrën e fundit të renditjes apo në derbi. Në ato derbi ku tani do të ketë përballë Higuain dhe do të kërkojë të ndryshojë një tendencë antipatike: Icardi ka fituar vetëm një nga 10 përballjet e zhvilluara kundër kolegut. Dhe Gonzalo ka shënuar dyfishin e golave kundër Mauro-s: 6 kundër 3. Takimi i parë do të jetë më 21 tetor, kur filmi do të dalë në salla.

Related posts

ME BLUZEN E MILAN DHE JUVENTUS/ Në shtëpinë e Icardit dhe Wanda Narës ka festë (FOTO)

Delo.autor

Modelja e famshme nudo për Interin, një motiv më shumë që zikaltrit të dalin nga kriza (FOTO)

Q.Autor

KOMPLETOI KALIMIN E TIJ TEK ARSENAL/ Flet Dani Ceballos: Doja të largohesha me çdo kusht nga Reali, sepse…

Delo.autor

Leave a Comment