Futboll Seria A Sport

FANTAZISTI/ Memushaj nuk kënaqet me gola dhe asiste, synon vetëm rikthimin në…

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj po kalon momente të mira me skuadrën e Peskarës në Serie B dhe me golat e asistet e tij, po ndihmon skuadrën italiane të jetë favorite absolute për tu rikthyer në Serie A.

Memushaj ka folur për mediat italiane, ku u shpreh se shifrat individuale nuk i interesojnë aspak, por vetëm objektivi final, ai i ngjitjes në Serie A:

“Nëse do të kishim mundur Askolin, do të ishim ngjitur në krye të renditjes dhe do të parakalonim Palermon, prandaj them se kemi lënë pikë të rëndësishme.

Në konsiderata të tjera, mbetemi të qetë, natyrisht. Nuk ishim të aftë të shfrytëzonim superioritetin numerik, pasi Askoli u mbrojt shumë mirë.

“Në sezonet e kaluara, këtu në Peskara kam shënuar disa gola dhe kam asistuar shpeshherë shokët e skuadrës, por këto janë vetëm disa statistika dhe numra. Gjëja që ka rëndësi është ngjitja sa më parë në Serie A, aty ku Peskara e meriton të jetë”,- u shpreh Memushaj.

Related posts

NUK NDALEN PROBLEMET TEK MILAN/ Një tjetër titullar tremb trajnerin Pioli, pritet të mungojë…

Delo.autor

MIRUPAFSHIM “FAIR PLAY FINANCIAR”? UEFA gati për të prezantuar planin e ri, ja për çfarë bëhet fjalë…

Delo.autor

Karikatura e ditës: “Het-trik? Më me rëndësi miqësia” (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment