Formula 1 Sport

Aksident i frikshëm në pistën e Belgjikës, makina e Alonso fluturon në ajër (VIDEO)

Gara e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1 ka nisur me një aksident të frikshëm. Që në kthesën e parë 3 makina janë përfshirë në një incident, që detyroi organizatorët të fusnin në pistë makinën e sigurisë. Pasi u fikën dritat e kuqe, makina Renault e Leclerc nuk arrin të frenojë si duhet në kthesën e parë, duke goditur nga pas spanjolli e McLaren, Fernando Alonso. Ky i fundit humbet kontrollin e makinës, që fluturon me njëvendëshen e Nico Hulkenberg.

Pamjet e këtij aksidenti janë të frikshme, pasi makina e Alonso thuajse shkatërrohet totalisht, por për fat asnjë nga pilotët nuk pëson dëmtime të rënda. Makina e sigurisë qëndroi për 4 xhiro në pistë dhe u largua, ndërkohë që në krye të garës ndodhet Sebastian Vettel, që kreu një parakalim model në dëm të Lewis Hamilton në kthesën e dytë.

Related posts

BARAZIM NË “PAQE”/ Kampionët e Superiores dhe Vllaznia ndajnë pikët në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

ANDREA BOCELLI TIFOZ INTERIST/ Koncert privat për mbrojtësin “Zikaltër”

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ Hamilton “pole” në Abu Dhabi, Mercedes vë në rresht rivalët

Isa.Autor

Leave a Comment