Futboll Sport

“NUK E DUA SHQIPËRINË O VËLLA”/ Komentator mes ironisë: Udhëtoja 12 ORË të tmerrshme për ti parë

Shumë tifozë shqiptarë e kanë dëgjuar komentimin e Andin Lokajt, sidomos në golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në Botërorin e Rusisë. Po aq dashuri do të fitonte, derisa në një moment, del nga parashikimi dhe jep një deklaratë që ngjall vetëm përçarje: “Unë nuk e dua Shqipërinë o vëlla. Ne jemi shtet vetë tani, kemi Kombëtaren dhe flamurin tonë”.

I ardhur nga një personalitet i tillë, sigurisht që nuk tingëllon aspak mirë. Pa harruar që këto fjalë vinin në televizionin shtetëror të Kosovës dhe audienca është e madhe. Çfarë edukimi për brezin e ri!

Më së paku, duke marrë parasysh edhe realitetin se tashmë jemi dy vende me përfaqësim përkatës ne arenën e futbollit, duhet t’i ofrohet dashuri dhe mbështetje e njëjtë ekipeve. Ka edhe tifozë të vërtetë që kërkojnë bashkimin në një komb dhe një Kombëtare, por që gjenden duke kënduar në “Elbasan Arena” apo “Loro Boriçi”.

Tashmë me një post të ri si spikeri i stadiumit në ndeshjet e Kosovës, Andin Lokaj nuk tërhiqet nga fjalët e thëna, përkundrazi, për “Periskopi” do të shprehej: “I ftoj ata që të përkrahin Kombëtaren e Kosovës, ashtu siç e kam përkrahur unë dhe mijëra kosovarëm Shqipërinë. Kemi udhëtuar në rrugën e tmerrshme nga 12 orë në secilën ndeshje.

Madje ata që kanë shkruar për mua, e kanë shumë më të lehtë se e kanë asfalt rrugën dhe mund të vijnë në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri”. Dhe i kisha preferuar që të vijnë se nuk do të dëshpërohen nga atmosfera e zjarrtë e tifozëve më të mirë në Europë”, ka thënë Lokaj.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Barcelona ia ofron yllin Griezmann Juventus-it, ja përgjigjja e “bardhezinjve”…

Delo.autor

RRINË NATË E DITË NË…/ Dembele qëndron tek BARÇA, nëse mban celularin në…

Isa.Autor

Owen Roddy: McGregor u mungon të gjithëve, UFC po vdes pa të

Sadik.Autor

Leave a Comment