Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Drejtori sportiv i Ferrarit: Fitore ose lamtumirë. E di që koha ime tek “Kokëkuqja” ka një limit

“Viti 2020 ishte një dështim për Ferrarin. Fakti që u renditëm në vendin e gjashtë në botëror tregon se sezoni ishte jo ai që pritej. Po përpiqemi të hedhim disa baza të forta për të ardhmen dhe kemi investuar për të ardhmen, duke nisur nga pilotët tanë”, u shpreh Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit.

Binotti e di se në rast se rezultatet nuk përmirësohen këtë vit, ai mund të largohet nga detyra: “Ne morëm mbështetjen e plotë si nga presidenti John Elkan ashtu dhe nga zv.presidenti Piero Ferrari për të ardhmen. Gjithsesi, e dimë që ky besim ka një afat limit dhe koha që kemi në dispoizcion nuk është pa kufi”.

“E di mirë se koha ime në krye të Ferrarit ka një limit dhe jam i vetëdijshëm se rezultatet duhet të ndryshojnë krahasuar me vitin 2020. Ne duhet ta hedhim sa më shpejt pas krahëve sezonin e kaluar dhe të shohim me optimizëm të ardhmen, pasi besojmë te puna që kemi bërë”, tha Binotto.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Talenti i Shpresave debuton si titullar në “derbin” ndaj Çekiçit

Delo.autor

Ramos: Dëmtova Salah dhe Karius, mbase dhe Firmino u ftoh nga…

Sadik.Autor

LAJMI BOMBË/ JAMES PRANË Serie A, REKORDMENËT “axurr” ofrojnë 70 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment