Futboll Sport

Laçi merr një barazim me “shije” fitoreje/ MËRGJYSHI e thotë qartë: Goli nuk ishte rastësi, UZUNI mund…

Mërgjushi, trajneri i Laçit është shprehur për “Supersport” se kanë luajtur një ndeshje shumë të mirë dhe goli nuk ishte rastësi.

“Nisje pozitive, sidomos për moralin, jemi shumë të kënaqur nga kjo ndeshje. Ne duhet ta nisnim mbarë këtë kampionat. Ne do të shfaqnim lojën tonë, në pjesën e dytë ne gradualisht e rritën besimin dhe goli nuk ishte rastësi. Kjo është një pikë shumë e vlefshme për moralin e skuadrës. Uzuni në sajë të punës së tij është rritur shumë si lojtar dhe Laçi është skuadra e duhur për t’u rritur si lojtar, jo vetëm ai por edhe Xhixhja. Të gjithë stërviten si ushtarë. Kampionati është i gjatë, kemi nevojë për lojtar të rinj, duam më shumë eksperiencë. Është për të ardhur keq, sepse ne kemi punuar në stërvitje, por lojtarët nuk gjetën kordinimin dhe u ndëshkuam pa meritë.

Drejtuesit po punojnë në merkato. Kërkoj një mbrojtës qendre me eksperiencë. Për momentin po luajmë me lojtar krahu në qendër. Na duhet edhe një sulmues, Xhixha është vetëm 19 vjcee, por është pa eksperiencën e duhur. Uzuni ndoshta mund të largohet. Duhet edhe më shumë lojtar, për të patur më shumë eksperiencë. Në radhë të parë duhet të them se gjeta një ekip të stërvitur shumë mirë dhe duhet të felenderoj kolegët dhe jam shumë i kënaqur me gjendjen fizike”.

 

Related posts

KUPA E LIGËS/ Ndizet raundi i 1/8-ave, Mançester Siti pret Liverpulin. Ja shorti

F.autor

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Ngoo: Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje pasi…

Delo.autor

INTERI “NGRE KOKËN”/ Spalletti: Tentojmë t’ia vështirësojmë jetën vetes, duke punuar kështu Icardi…

Isa.Autor

Leave a Comment