Futboll Sport

LARGIMI I RONALDOS/ Real Madrid në ndjekje të “9”-tës për të mbushur boshllëkun

Real Madridi po ndjek një “9” të aftë për të mbushur, të paktën pjesërisht, hendekun e mbetur nga largimi i Cristiano Ronaldos, që të mbajë ngarkesën e tij (mesatarisht) prej 50 golash ​​sezonalë. Sipas “AS”, janë ende tri opsione të mundshme: Timo Werner (Leipzig), Rodrigo (Valencia) dhe Mauro Icardi (Inter).

Për Werner, 22 vjeç, në axhendën e Real Madridit që nga vera e kaluar, e panjohura do të ishte mungesa e përvojës në nivele të caktuara; ashtu si për Rodrigo, i cili është i preferuari i Julen Lopetegui, por ka një klauzolë prej 120 milionë euro dhe nuk është një sulmues i mirëfilltë.

Valencia do të lejonte që të shkonte në 80 milionë. Prej tri opsioneve, më shumë i sigurt në frontin e golashënimit është Icardi. Ylli argjentinas i Interit ka realizuar 98 gola në katër sezonet e fundit me zikaltrit. Emri i tij shpesh është lidhur me “Los Blancos”.

Ai do të ishte ideal për nevojat e Real Madridit, por tregu (në hyrje) në Itali mbyllet sot, në orën 20:00 dhe Interi do ta gjente veten në këtë mënyrë në pozitën e të mosqenit në gjendje për të gjetur një zëvendësues. Për pasojë, do ta kundërshtojnë shitjen e Icardi.

Ndërsa “AS” ngre pyetje në lidhje me blerjet e mundshme në repartin e përparmë të kampionëve të Europës në fuqi, “Marca” analizon arsyet pse Real Madridi nuk ka kaluar ende rreth 300 milionë euro investime në përforcime, sa ka përfituar nga shitja e Ronaldos, James Rodriguez, Morata, apo Kovacic.

Në të vërtetë, arsyeja është kjo: për Florentino Perez, i vetmi që meriton një investim maksimal është Neymar, objektiv i cili bëhet çdo ditë e më i vështirë nga muri i ngritur prej PSG. Një dorë Realit mund t’i japë UEFA. Sipas “Marca”, llogaritë e klubit francez janë ende nën shqyrtim, veçanërisht në lidhje me kontratat e sponsorizimit, të paraqitura nga PSG, që vijnë nga Katari.

Deri në fund të gushtit, emri i ekipeve të hetuara nga UEFA për “fair play financiar” nuk do të njihet për të mos ndërhyrë në ekuilibrat e merkatos. Përveç PSG, në këtë drejtim mund të ketë probleme edhe Barcelona.

Sidoqoftë, përtej Neymar, trajneri Lopetegui pretendon blerje: një qendër dhe një anësor majtas, përveç sulmuesit, pasi qëndrimi i Luka Modric në “Bernabeu” u sigurua. Deri më tani asnjë shpenzim i çmendur, edhe nëse deri më 31 gusht gjithçka është e mundur.

Related posts

Neymar shënon ndaj Serbisë, lokali brazilian qeras klientët

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City mposht Gladbach dhe kualifikohet në fazën çerekfinale

Delo.autor

DRAMA E RABIOT/ Pëson dy humbje të rënda brenda dy javëve

Delo.autor

Leave a Comment