Futboll Sport

THUAJSE AFËR/ Barcelona një “RRJETË” LART ARRITJES së 6000 golave

Ndeshja kundër Alaves, këtë të shtunë, në “Camp Nou”, ka shumë atraksione. Dhe jo vetëm për të qenit premiera në La Liga e kampionit aktual dhe figurave të tij të reja, por sepse lojtari i parë i Barcelonës që do të shënojë gol do të hyjë nga dera e madhe në analet e historisë së klubit katalanas. Kjo për shkak se Blaugrana janë vetëm një gol larg arritjes së shifrës së 6000 golave në kampionatin spanjoll.

Philippe Coutinho ishte autori i golit të 5999-të në ndeshjen e fundit të La Liga, sezonin e kaluar, kundër Real Sociedad, në “Camp Nou”, që përfundoi 1-0. Gjithkush priste që katalanasit mund ta rrumbullakosnin shifrën e 6000 golave në historinë e Barcelonës në atë ndeshje, por gjithçka përfundoi me një gol të vetëm.

Pra, mundësia e parë për të kënduar në stilin e 6000 golave paraqitet këtë të shtunë për Barcelonën, kundër Alaves. Nuk ka dyshim se të gjithë presin që Leo Messi ta ketë këtë privilegj. Kjo, vetëm sepse ai është lojtari me më shumë gola në historinë e Barcelonës, ​​por edhe sepse ishte autori i golit të 5000-të, që e shënoi në vitin 2009, domethënë tetë vjet më parë.

Do të ishte një fakt absolutisht i pashembullt, që një mijë gola më vonë të ishte autori i njëjtë, që merr lavdinë. Lojtarët e tjerë të Barcelonës, të cilët kanë qenë autorët e këtyre golave jubilarë janë: Guillermo Amor (4000), në vitin 1996, Enrique Castro ‘Quini’ (3000), në vitin 1982, Pedro Zaballa (2000), në vitin 1964, Marcos Aurelio (1000), në vitin 1950.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Strakosha e Kumbulla, kuqezinjtë mes yjeve që dalin të lirë në Serinë A

Delo.autor

DISIPLINA/ Pas gjakosjes së anësorit, falet edhe goditja ndaj lojtarit. Gjobë për ngjarjet e Kastrioti-Tirana

Delo.autor

10 sekretet që duhet të dini për Liverpulin, emblemën e Anglisë

Sadik.Autor

Leave a Comment