Futboll Sport

Lazio e “burgos” me kontratë të re, Milinkovic-Savicit i dyfishohet paga

Lazio “blindon” Sergej Milinkovic-Savic. Klubi bardhekaltër dhe mesfushori i talentuar serb kanë arritur marrëveshjen për nënshkrimin e një kontratë të re, të vlefshme deri në vitin 2023, me dyfishim të pagës. Më 31 gusht, moment kur mbyllet zyrtarisht merkatoja në Serinë A, Lotito dhe 23-vjeçari do të hedhin të zezën mbi të bardhë, pa asnjë klauzolë largimi, çka do të thotë se skuadrat që do të interesohen për lojtarin duhet të plotësojnë kërkesat ekonomike të Lazios. Milinkovic-Savic aktualisht përfiton 1.5 milionë euro në sezon, ndërsa pas gushtit paga e tij do të shkojë 3 milionë euro.

Drejtuesit e Lazios besojnë shumë te aftësitë e mesfushorit, ndaj kanë refuzuar gjatë verës oferta që i kalonin 100 milionë euro. Lotito shpreson që Milinkovic-Savic të zhvillojë një sezon të madh, që, edhe nëse vjen momenti për ta shitur, kjo të ndodhë për një shifër mbi 120 milionë euro.

Verën e ardhshme pritet të tjetër ankand për futbollistit, ku pritet të marrin pjesë Juventusi, Milani, Manchester United dhe Real Madridi, skuadra që kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me menaxherin Mateja Kezman. Lazio do ta blindojë fillimisht Milinkovic-Savicin, që Simone Inzaghi të punojë i qetë, ndërsa në fund të sezonit të ardhshëm, në varësi të ofertave që do të vijnë, do të mund të flitet për largim të tij.

Related posts

GREZDA NUK GJEN QETËSI/ Sulmuesi i Kombëtares zgjedh skuadrën e re. Ja ku do të vazhdojë karrierën…

Delo.autor

Real Madrid, Zidane: “€400 mln për Neymar? Edhe çmimi im dukej çmenduri…!”

Q.Autor

Suarez “shpërfill” Ronaldon: Në këtë pikë nuk e njoh pasi ne po…

Sadik.Autor

Leave a Comment