Futboll Sport

LEGJENDA E NOTIT/ Micheal Phelps nis “LUFTËN” me depresionin, amerikani në gjëndje…

Është një nga sportistët më me shumë tituj. Por pas një karriere që është karakterizuar nga medalje të arta dhe rekorde, Michael Phelps ka bërë një rrëfim tronditës në aspektin personal. Amerikani ka pranuar se prej disa kohësh është duke u përballur me një nga problemet kryesore të viteve të fundit, depresionin. 23 herë medalisti i artë, që në të kaluarën ka abuzuar me alkolin, ka treguar se tashmë ka nisur konsultat me një terapist, në mënyrë që të zgjidhë problemet që e mundojnë, dhe sipas asaj që tregon ai, kjo gjë ka filluar të japë efektet e para.

“Para dy javësh, fillova të vuaja nga një fazë e tmerrshme depresioni, diçka që nuk ja uroj askujt. Jam i ndërgjegjshëm që do të vazhdojë të më shoqërojë gjatë gjithë jetës sime, por sa më shumë të interesohem për veten, aq më shumë mundem ta kontrolloj këtë sëmundje dhe të kuptoj pse më ndodh diçka e tillë. Fillimisht isha totalisht kundër idesë që të konsultohesha me një terapist, por me ndihmën e gruas dhe familjes time, e kuptova se kjo ishte gjëja e duhur për mua. Tani kam filluar ti ndjej efektet e para, pasi jam më mirë dhe më i shëndetshëm, dhe kam mësuar shumë gjëra për veten, të cilat nuk i dija më herët”.

Phelps është i martuar, dhe ka dy fëmijë dhe tashmë dëshiron të ndihmojë të gjitha ata të cilët vuajnë nga e njëjta sëmundje. “Do të doja ta shpëtoja jetën e dikujt, para se të jetë shumë vonë. Për mua kjo gjë ka më shumë vlerë sesa të gjitha medaljet që kam fituar”.

Related posts

Barzagli zbulon “sekretin” e kualifikimit: Ja çfarë i thamë njëri-tjetrit në dhomat e zhveshjes

Q.Autor

MIQËSORE/ ATLETICO i ri prezantohet para tifozëve, me INTERIN si rival gjeneral

Isa.Autor

TOTTENHAM-MANCHESTER CITY/ Pritet një derbi i “zjarrtë” dhe spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment