Formula 1 Sport

FERRARI DOMINON NË MONZA/ Raikkonen merr “pole position”, lë pas Vettel, Hamilton…

Ferrari ka dominuar provat zyrtare të zhvilluara sot pasdite në pistën e Monza dhe të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1. Dy pilotët e makinës italiane kanë siguruar dy vendet e para në vijën e nisjes, me Kimi Raikkonen që dha kohën 1’19”119, duke siguruar “pole position” para fansave të shumtë të Ferrarit. Në xhiron e fundit, finlandezi arriti të mposhtë shokun e tij të skuadrës Sebastian Vettel, që u rendit i dyti. Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua kampioni i botës në fuqi, Lewis Hamilton me Mercedes. Megjithatë, diferencat mes tri të parëve janë shumë të vogla, çka premton një garë spektakolare nesër në Monza.

Në përfundim të sesionit të parë të provave zyrtare u eliminuan Perez (Force India), Leclerc (Sauber), Hartley (Toro Rosso), Ericsson (Sauber) dhe Vandoorne (McLaren), ndërkohë që më i shpejti në pistë ishte Vettel me Ferrari. Ndërsa në përfundim të sesionit të dytë u eliminuan pilotët Magnussen (Haas), Sirotkin (Williams), Alonso (McLaren), Hulkenberg (Renault) dhe Ricciardo (Red Bull). Australiani nuk zbriti fare në pistë, teksa nesër garën do ta nisë nga vendi i fundit, pas modifikimeve që ka bërë në makinë, ndërkohë që edhe në këtë sesion më i shpejti ishte Vettel.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Shijoni golin mahnitës nga 60 metra në Rumani (VIDEO)

Delo.autor

NUK KA PAQE PËR RONALDON TE MANCHESTER UNITED/ Vendimi i fundit i klubit “tërbon” yllin portugez

F.autor

BESON TEK GARA PËR TITULL/ Guardiola: Të gjithë mund të surprizojnë, nuk ka më…

Delo.autor

Leave a Comment