Futboll Seria A Sport

Legjenda e Romës reagon pas hedhjes së shortit: Edhe vitin e shkuar menduam që…

Pak minuta më parë është hedhur shorti i Champions Leagues për fazën e grupeve. Në Grupin G është janë caktuar katër skuadra, ku mes tyre bën pjesë dhe Roma e cila vitin e shkuar mundi të shkojë deri në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.

Roma në grup në këtë fazë do të ketë skuadra të mëdha, ku bën pjesë Real Madridi, CSKA-ja e Moskës dhe Plzeni. Kundështarë të vështirë, por që drejtuesit e klubit italian kanë besim se do shkojnë më tej në këtë kompeticion.

Menjëherë pas shortit, për mikrofonin e “Sky”-it ka folur legjenda e klubit italia, Francesco Totti: “Në letra të gjithëve në duken sfida të lehta. Vitin e shkuar nuk ishte kështu por ne mundëm të kalonim disa skuadra të cilat askusht nuk e çoi nëpër mend se mund ti mundnim. Këtë vit janë sfida të vështira. Skuadra e Realit është kampionia aktuale, ndërkohë që ne do synojmë të kapim vendin e dytë në këtë fazë”.

Related posts

“MERKATO E JANARIT”/ Ish SULMUESI i Barcelonës befason me KLUBIN e ri

Isa.Autor

ROMA-JUVENTUS/ Ronaldo sherr me lojtarin rival, ja fjalët e portugezit… (VIDEO)

Delo.autor

Ibra rikthehet tek United për t’u hakmarrë nga lojtari që i tha “ik pirdhu”

Sadik.Autor

Leave a Comment