Futboll Premier League Sport

LOJTARI PREMTUES/ Man United fiton derbin me Man City për talentin 16-vjeçar polak

Manchester United ka fituar duelin me fqinjët e Manchester City për të marrë mbrojtësin 16-vjeçar polak Lukas Bejger, që nga të gjithë konsiderohet si “Sergio Ramos i ardhshëm”. Dy ekipet e Manchester ishin në garë për të marrë mbrojtësin që ka ardhur nga Akademia e Lech Poznan, një investim që do të jetë për të ardhmen.

Bejger luan me kombëtaren polake të moshës së tij, ku ëhstë kapiten dhe pritet të jetë pjesë e kombëtares së të rriturve edhe në ndeshjen që Polonia do të luajë në shtator ndaj Skocisë. Një qendër-mbrojtës i fortë, por që mund të luajë edhe në krahun e djathtë dhe i aftë të realizojë me kokë, ndaj dhe krahasohet me Sergio Ramos.

Gjatë kohëve të fundit, përfaqësuesit e skuadrës së United kanë qenë në Poloni dhe kanë ndjekur nga afër lojtarin, duke nënshkruar një kontratë me të. Për Lukas Bejger ishte interesuar edhe skuadra e City, por duket se drejtuesit e United u treguan më të shpejtë dhe arritën të rrëmbejnë lojtarin.

Related posts

ZYRTARE/ Atletico Madrid merr rezultatet e testeve Covid-19! Champions do të luhet

Delo.autor

KOMBËTARJA U-21/ Trajneri SPANJOLL me të gjithë yjet ndaj SHQIPËRISË: Duhet të fitojmë

Isa.Autor

“E PËRJETOVA ME TRONDITJE TË THELLË MOMNETIN KRITIK TË ERIKEN/ Duka letër homologut danez: Ndihem i emocionuar për…

Delo.autor

Leave a Comment