Futboll La Liga Sport

REALI “mbaron punë” shpejt me ROMËN, BALE dhe ASENSIO “liderët e rinj” (VIDEO)

Real Madridi ka fituar miqësoren e dytë përballë Romës. Kampionët në fuqi të Europës nuk kanë humbur aspak nga shkëlqimi i tyre në lojë nga sezoni i fundit kur kishin Cristiano Ronaldon dhe teknikun Zidane në stol.

Spanjollët duket se kanë gjetur dyshen e re që do t’i prijë “Los Blancos” në sezonin e ri.

Në “MetLife Stadium” të Neë Jerseyt në SHBA, madrilenët fituan falë golave të Marco Asensios dhe Gareth, të cilët shënuan në harkun e 15 minutave të para. Uellsiani asistoi me një kros verikal spanjollin i cili shënoi brenda zonës së verdhekuqve. I njëjti skenar, këtë herë me autor Bale që shënon pas një krosimi të saktë të mbrojtësit të djathtë të krahut Dani Carvajal. Italianët u ngushëlluan me golin e holandezit Kevin Strootman që shënoi 8 minuta nga fundi i lojës.

Pavarësisht largimit të Ronaldos drejt Juventusit dhe “kërcënimit” të Luka Modric për të lënë “Santiago Bernabeun” tekniku Julen Lopetegui është i bindur që ekipi i tij do të ruajë gjendjen optimale.

Related posts

E QUAJNË TRADHËTAR/ Vërshëllima dhe duartrokitje për BONUCCIN, përçahen tifozët e Juventusit

Isa.Autor

ZYRTARE/ Balaj largohet nga Nizhni Novgorodit, sulmuesi: Koha për të ndryshuar diçka

Delo.autor

BEFASON DYBALA/ Rrëfen bisedën me Mourinhon pas gjestit në Torino dhe… 

Isa.Autor

Leave a Comment