Bundesliga Futboll Sport

KOVAC “MERR FRYMË”/ Më në fund pashë një BAYERN dominues dhe perfekt

I shte shumë e rëndë sishme për skuadrën e Bajernit dhe për trajnerin Niko Kovaç që ndeshja ndaj AEK-ut përfundoi me fitoren e gjermanëve. Ashtu si dhe ndaj Volfsburgut në kampionat, bavarezët treguan se nuk i kanë humbur aftësitë e tyre për të fituar.

Edhe pse me vështirësi ndaj një kundërshtari të fortë në fushën e tij, Bajerni dominoi takimin duke i ndëshkuar dy herë grekët, të cilët ishin të pafuqishëm për të përballuar gjermanët. Pas ndeshjes, Niko Kovaç ishte shumë i qeshur në konferencën për shtyp, kjo falë rezultatit pozitiv.

“Luajtëm mirë, shumë mirë sonte (dje). Dominuam me lojë kundërshtarin dhe patëm shumë raste për shënim, sidomos në pjesën e parë. Por, u shpërblyem vetëm në 45 minutat e dyta. Jam shumë i kënaqur me fitoren dhe më shumë me mënyrën se si skuadra ka luajtur. Zhvilluam për një takim perfekt. Kjo fitore do të na japë një impuls më shumë për të vazhduar serinë e fitoreve”, u shpreh Kovaç. Më pas, trajneri nuk harroi të komplimentonte edhe kundërshtarin, i cili rezistoi shumë mirë një pjesë loje.

“Ashtu siç e thashë edhe në konferencën përpara ndeshjes, AEK-u luajti një ndeshje të mirë dhe për këtë meriton elozhe. Ata kishin mundësinë të shënonin në pjesën e parë pas një gabimit tonë në mbrojtje. Ishte një lojë nervash, ku përcaktues ishte goli i parë që shënuam me anë të Martinezit”, përfundoi Kovaç. Bajerni i tij tani mund të marrë frymë lirisht pas barazimit në shtëpi ndaj Ajaksit. Bajerni shkon në kuotën e shtatë pikëve me dy fitore dhe një barazim. Bajerni arrin fitoren e dytë radhazi pas asaj në fundjavë ndaj Volfsburgut në transfertë në kampionatin gjerman.

Related posts

Sadiku thyen hundën pas përplasjes me Lopez, tregon kur kthehet

Q.Autor

BOTËRORI 2022/ E pabesueshme, ja momenti kur Ronaldo humbet penalltinë ndaj Irlandës (VIDEO)

Delo.autor

RËNDITJA E VEÇANTË E UEFA-s/ Tirana mbetet “MARKA” e futbollit shqiptar në Europë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment