Futboll Sport

Zyrtare: Juventusi do të luajë në Serinë C italiane

12 sezone më parë, skuadra e Juventusit kampione e Italisë zbriste për herë të parë në historinë e saj në Serinë B pas skandalit të basteve (asokohe Italia shpallej kampione e botës), por sezonin e ardhshëm sportiv 2018-2019, ajo do të luajë në Serinë C. Në fakt bëhet fjalë për Juventusin B, skuadër e cila është regjistruar në Serinë C, klubi i pare italian që arrin të regjistrojë dy ekipe. Lajmin e ka konfirmuar Federata Italiane e Futbollit (FIGC), që ka deklaruar se skuadra B e Juventusit do të luajë në Serinë C.

Presidenti Andrea Agnelli kishte javë që punonte për këtë regjistrim, duke i propozuar Federatës kalimin nga Seria D në atë C dhe pas një ripeshkimi u bë i mundur ky regjistrim. FIGC ka kohë që u kërkon skuadrave të Serisë A që të krijojnë edhe një “ekip B” dhe bardhezinjtë janë të parët që e aplikojnë këtë gjë. Pavarësisht regjistrimit, ende nuk dihet se cili do të jetë trajneri dhe cilët lojtarë do të luajnë në këtë ekip, që për momentin i është besuar Federico Cherubini, që do të merret me organizimin e skuadrës B.

Related posts

Mourinho: Ndeshja ndaj Tottenhamit nuk ishte për Sanchez

Q.Autor

PARTIZANI I “EPOKËS” GAZMEND DEMI/ Ja afrimet e bëra në merkaton e janarit në 6 vitet e fundit

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Manovrat e menaxherit dhe dëshira e Gattusos, e ardhmja e Hysajt në dyshim

Delo.autor

Leave a Comment