Futboll Seria A Sport

Mbrojtësi shqiptar iu bë hije Dzekos, merr vlerësim të lartë

Berat Gjimshiti duket se e ka fituar “bastin” me Atalantën, që vetëm në ditët e fundit vendosi të mos e largonte mbrojtësin shqiptar, i cili rikthehej në Bergamo pas një tjetër sezoni në huazim, këtë radhë te Benevento, që nuk mbijetoi në Serinë A.

Shtatlarti shqiptar u vlerësua poitivisht për paraqitjen e tij në sfidën e “Olimpicos” ndaj Romës, që përfundoi në barazim 3-3, me Eurosport.it që e vlerësoi me notën 6.5. Vetëm tre lojtarë të tjerë të Atalantës, Zapata, Rigoni dhe Catagne kishin notë më të lartë se qendërmbrojtësi (7).

“Meritonte shumë më tepër, por e humbi Florenzin në rastin e golit të dytë të Romës. Për pjesën tjetër të ndeshjes, iu bë hije Edin Dzekos, që nuk arriti të shfaqej i rrezikshëm.”

Kështu shkruhej në paragrafin kushtuar paraqitjes së shqiptarit.

Kjo ishte ndeshje e dytë radhazi titullar për Gjimshitin në Serinë A, e tretë duke përfshirë edhe atë të Europa League ndaj Kopenhagenit. 25-vjeçari duket qartë se ka fituar besimin e trajnerit Gasperini.

Related posts

SKANDALI/ Akuza për MASHTRIM dhe bilanc i rremë, Jonghong Li përfundon në PROKURORI

Isa.Autor

LAJM I KEQ/ Anglezi që pa futboll në gjithë Europën: Ndeshja më e shëmtuar, në SHQIPËRI

Isa.Autor

Ronaldinho e shtyri Klebersonin të nënshkruajë me Unitedin: Më tha se edhe ai do të shkojë në Manchester

Sadik.Autor

Leave a Comment