Futboll Sport

Mbyllen aplikimet/ Vllaznia publikon kandidatët për trajner dhe drejtor sportiv

Vllaznia vijon të ketë probleme me organizimin për të garuar në Kategorinë e Parë, ku u rikthye pas më shumë se një gjysmë shekulli në elitën e futbollit shqiptar.

Skuadra shkodrane ka zgjedhur si administrator ish futbollistin Suad Lici, ndërsa javën e kaluar u bë protagonist me njoftimin në faqen e Facebook-ut, për të aplikuar për trajner dhe drejtor sportiv.

Mbrëmjen e të premtes u mbyll edhe periudha e aplikimit, dhe klubi shkodran publikoi në faqen zyrtare edhe kandidaturat finale, që do të garojnë për të dy pozicionet vakante.

Kështu për Drejtorë Sportive kandidojnë tre persona, që janë Agim Canaj, Alban Neziri dhe Ergin Firat. Ky i fundit garon edhe për postin e trajnerit, bashkë me 4 ish trajnerët e Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, Edi Martini, Baldo Raineri dhe Hasan Lika.

Vendimi pritet të merret në ditët në vijim, nga ana e administratorit dhe bordit drejtues të skuadrës, ndërsa vetëm më pas do t’i hapet rrugë ndërhyrjes në merkato dhe përgatitjes për sezonin e ri.

Synimet e klubit shkodran janë për një rikthim të menjëhershëm në elitë, por me këtë ritëm organizimi, vështirë se do të arrijnë të jenë konkurrues.

Related posts

ZYRTARE/ Dëmtim katastrofë. ‘Ylli’ i Barçës humb çerekfinalet në Champions

Q.Autor

Tifozët “kurorzojnë” Salah/ Egjiptiani zgjidhet lojtari i vitit në Angli

Sadik.Autor

KOMBËTARJA NË FORMË/ Lojtarët gati për Hungarinë. Hysaj dhe Balliu priten titullarë, problem i vetëm ngelet…

Delo.autor

Leave a Comment