Futboll Sport

MERR FUND DILEMA/ Damir Mulaomerovic, ZYRTARIZOHET trajneri i ri i Kosovës

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës pas mbledhjes së mbajtur të hënën paradite, ka vendosur që ta emërojnë përzgjedhës të Përfaqësueses së Kosovës, Damir Mulaomerovicin, ish-basketbollistin e Kombëtares së Kroacisë dhe shumë skuadrave të njohura evropiane, si Cibona, Panathinaoikos, Olympiacos, Real Madrid apo edhe Paok.

Mulaomerovic punwn e trajnerit e ka filluar pak kohë pasi u largua përfundimisht nga basketbolli aktiv, duke udhëhequr skuadra si Sloboda Tuzla, apo Cibona Zagreb deri më 2016, kur vendosi të drejtonte përfaqësuesen e Bosnjë Hercegovinës.

Mulaomerovic do të nisë punën me Përfaqësuesen e Kosovës që nga data 29 gusht, kur edhe do të fillojë përgatitjet për ndeshjen kundër Maqedonisë, që do të zhvillohet në Prishtinë më 13 shtator në kuadër të FIBA Eurobasket 2021 Pre-Qualifiers.

Bordi i FBK-së po ashtu e ka falënderuar ish-përzgjedhësin e Kosovës, Brad Greenberg dhe ndihmëstrajnerin Ernie Lee Nestor për kontributin e dhënë në zhvillimin e Përfaqësueses së Kosovës në një vit punë.

Related posts

RAKITIC vlerëson ICARDIN pas derbit: E krahason me legjendën e MILANIT

Isa.Autor

ZYRTARE/ Lëvizje surprizuese, trajneri që drejtoi tre skuadra në Superiore prezantohet te klubi i ri

F.autor

NGA NAINGGOLAN TEK ICARDI/ Ja si ndryshon për trajnerin Conte skuadra “Zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment