Futboll Seria A Sport

MILINKOVIC-SAVIC TEK MILANI/ Ja vendimi PËRFUNDIMTAR i LAZIOS për SERBIN

Presidenti i Lazio Claudio Lotito ndau mendimet e tij mbi situatën e Milinkoviç-Saviç, i cili është duke u kërkuar nga shumë klube të mëdha. Milan dhe Manchester United kanë qenë shumë të lidhura me mesfushorin këto ditë të kaluara, edhe pse një marrëveshje duket e pamundur për të dyja palët.

“Sergej është mesfushori më i mirë në botë dhe ai ka një diferencë të madhe për përmirësim, por deri më tani askush nuk ka ardhur përpara, nuk kam marrë ndonjë ofertë nga Milani apo Juventusi, e lëre më nga Real Madridi dhe Manchester United”, ka thënë Lotito.

Ai më tutje ka thënë se nuk do të pranojë asnjë ofertë që është nën 110 milionë euro.

“Unë sigurisht nuk do ta shtyj për ta shitur atë, por nëse më pyetni se sa ai vlen, më duhet të ju kujtoj se vitin e kaluar unë hodha poshtë 110 milionë euro. Pastaj Milinkoviç vlen edhe më shumë, sepse ai është shumë më i mirë. Tani siguroheni, nuk jam i interesuar për formulat e kredisë”, përfundoi Lotito.

Related posts

Gareth Bale pëson rënie në merkato, u ble 100 mln euro por ja sa kushton sot!

Q.Autor

E PAPRITUR/ Kërcënohet me vdekje Presidenti i klubit të njohur. Dyshohet…

F.autor

Me këtë foto Milani provokon Arsenalin para duelit të Europa League

Q.Autor

Leave a Comment