Futboll Premier League Sport

YLLI SHKËLQEU NË “EMIRATES”/ Emery ndryshon mendim: Luajti mjaft mirë, ai është më i lumturi…

Unai Emery pohoi se Mesut Ozil është më i lumturi tek Arsenali, pasi vlerësoi performancën e shkëlqyeshme të “playmaker”-it gjerman në fitoren 5-1 kundër Bournemouth, të mërkurën. Mesfushori me rrënjë turke shkëlqeu në ndeshjen e tij të parë si startues (titullar) në Premier League, që nga 29 janari, duke shënuar golin hapës të ndeshjes dhe asistuar Henrikh Mkhitaryan në golin e tij.

30-vjeçari ka luftuar shumë për ta fituar besimin e trajnerit Emery, që nga ardhja e spanjollit në stadiumin “Emirates”. Madje, Ozil ishte i lidhur me një largim gjatë merkatos së janarit. Sidoqoftë, ish-ylli i Real Madridit e impresionoi mbrëmë trajnerin e tij në çdo drejtim, duke e bindur Emery ta ketë në konsideratë edhe për derbin e veriut të Londrës, që zhvillohet këtë fundjavë.

“Luajti mjaft mirë, – tha trajneri i Arsenalit, kur u pyet nga BBC mbi paraqitjen e Ozil. – Unë mendoj se është më i lumturi ndër ne sonte. Jam shumë krenar për lojtarët, e njëjta gjë vlen edhe për Mesut. Ai na ndihmoi me cilësinë dhe punën e tij, gjithashtu mbajti peshën kryesore të organizimit të lojës, edhe pse në sisteme të ndryshme”.

Related posts

“EURO 2020″/ Plas skandali te Polonia, portieri Szczesny fotografohet duke pirë cigare vetëm pak orë para…

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ “Tirona Fanatics” zbulon detajet e fundit: Bashkohuni kortezhit për… (VIDEO)

Delo.autor

E PAPRITUR/ MILANI me mungesa të mëdha ndaj Atalantas, ja kush nuk luan

Isa.Autor

Leave a Comment