Futboll Seria A Sport

MODRIC PRANË INTERIT/ ZBULONI formacionin e FRIKSHËM të zikaltërve me kroatin (VIDEO)

Një tjetër ditë, një tjetër mundësi që tifozët e Interit të ëndërrojnë transferimin e Luka Modric te skuadra e tyre. Kroati vazhdon të jetë kryetema e mediave sportive në botë dhe AS tashmë ka përpiluar një formacion të mundshëm të skuadrës zikaltër me yllin e Real Madridit.

Në portë i padiskutueshëm vazhdon të jetë Samir Handanovic, kurse në mbrojte në vend të Joao Mirandas është Stefan de Vrij.Ndryshime ka edhe në krahët e mbrojtjes, aty janë dy ardhjet e reja Sime Vrslajko dhe Kwadwo Asamoah.

Në mesfushë Radja Nainggolan dhe natyrisht që edhe Luka Modric.Ndërsa në fazën sulmuese ndryshimi i vetëm pritet të ndodh në anën e djathtë, ku në vend të Antonio Candrevas është Matteo Politano.

Në videon e më poshtme të AS keni edhe lojtarët që pritet t’i mbajë Interi në stolin rezervë.Kujtojmë se në sezonin 2018/19 skuadra e Luciano Spallettit luan edhe në Ligën e Kampionëve.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Inter nuk ndalet për N’Golo Kante, Conte sakrifikon dy lojtarët…

Delo.autor

MAHNITI TË GJITHË KUNDËR GRANADËS/ Hazard zgjohet pas golit të parë me fanellën madrilene

Delo.autor

EURO 2020/ Sllovakia vendos barazpeshën, “ish-i” i Milanit shënon super gol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment