Futboll Seria A Sport

I DHA FUND FUTBOLLIT NË 2018/ Legjenda Totti: Në tregun e sotëm do të vleja 200 milion euro

Francesko Totti, legjenda e Romës i dha fund futbollit të luajtur në qershor të vitit 2018.

Pas 25 vitesh te Roma, me 786 ndeshje dhe 307 gola, Totti vendosi t’i varte këpucët, për të filluar një jetë të re, larg fushave të futbollit.

Totti është futbollisti më i madh që ka pasur ndonjëherë Roma. Ai kurrë nuk ka dashur të largohet nga kryeqyteti italian, edhe pse në vitin 2004 ka pasur ofertë edhe nga Real Madrid.

Oferta e Real Madridit, edhe pse ishte e madhe, që e bënte Tottin lojtarin më të paguar në botë, u refuzua nga futbollisti italian.

Totti, në një intervistë dhënë së fundi, ka deklaruar se vlera e tij sot në futboll, do të ishte të paktën 200 milionë euro. “Sa do të kushtonte Totti në tregun aktual?”, ishte pyetja për italianin. “Rreth 200 milionë”, u përgjigj ai me besim.

Related posts

“KUSH DO TË LUAJË DERI NË MOSHËN 50 VJEÇ? Ibrahimovic dorëzohet: Për atë është më e lehtë

Delo.autor

FLET ISH MBORJTËSI I LONDINEZËVE/ Giroud duhet të shënojë, Hazard nuk mundet vetëm

Isa.Autor

MESSI një MILIARDER i vërtet/ Shikoni shifrat “e çmendura” të lojtarit argjentinas

Isa.Autor

Leave a Comment