Futboll Seria A Sport

Nuk humbet asnjëherë në javën e parë të kampionatit, zbuloni trajnerin fitues

Nuk ka humbur asnjëherë në javën e parë të kampionatit me skuadrën e tij të re, kudo ku ka drejtuar: Në Serinë A, në Premier League, në League 1, në La Liga dhe Bundesliga. Ky është trajneri i mirënjohur Carlo Ancelotti, që ka ruajtur këtë pathyeshmëri edhe në ndeshjen e parë si trajner i Napolit, duke fituar 2-1 në fushën e Lazio, në javën e parë të sezonit 2018-2019 në Serinë A. Rezultat që konfirmoi se trajneri 59-vjeçar është i pathyeshëm në debutimin sezonal me një ekip të ri.

Në 8 sezonet që ka drejtuar në kampionatet më të mëdha në Europë, trajneri italian ka arritur 7 fitore në ndeshjen e tij të parë me këto skuadra (me Juventusin, Bayern Mynih, PSG, Chelsea, Parma, Real Madrid, Napoli) dhe një barazim (me Milanin). Nuk ka qenë e lehtë për Carlo Ancelotti të ruante këtë pathyeshmëri, pasi ndaj Lazio ishte në disavantazh pas pjesës së parë, por në të dytën erdhi përmbysja e Napolit, qëi dha tri pikët e para në kampionat skuadrës nënkampione te Italisë.

Related posts

MOMENT HISTORIK PËR DRITËN/ Kampionët e Kosovës sigurojnë grupet e Europës

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Zvicër-Gjibraltar, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 3-0

Delo.autor

SHIFRAT/ Sulmi në krizë, Interi një muaj pa shënuar me aksion

F.autor

Leave a Comment