Futboll Sport

OFERTA E RADHËS/ PSG: Japim 90 milionë euro për Rakitiç

Paris Saint-Germain raportohet se po tenton të nënshkruajë me mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic dhe është gati të shpenzojë plot € 90 milionë, për të bërë të vetin futbollistin finalist të Kupës së Botës “Rusi 2018”. Kroati është përfolur në lidhje me një transferim gjatë kësaj merkato vere dhe PSG konsiderohet si klubi kandidat për destinacionin potencial të Rakitic.

I transferuar te ekipi blaugrana nga Sevilla në vitin 2014, Rakitic është shndërruar në një futbollist kyç te mesfusha e Barcelonës. Momenti më fantastik i kroatit me fanellën e klubit katalanas është regjistruar pikërisht në ndeshjen ndaj Juventus, në finalen e Champions League, kur edhe shënoi gol ndaj bardhezinjve. Tashmë PSG e kërkon në Ligue 1 dhe është gati të paguajë shumë para, të paktën sipas raportimeve nga mediat spanjolle.

Sipas “Sport”, klauzola e transferimit të Rakitic është në kuotën € 120 milionë dhe PSG është shumë serioz në qëllimin për të testuar Barcelonën. Referuar të njëjtit burim informacioni, PSG kërkon të komunikojë me vetë futbollsitin për të parë nëse mund të arrijnë një marrëveshje me atë. Madje, aludohet se një marrëveshje mes palëve mund të arrihet që në fillim të javës së ardhshme. Edhe pse nuk mungojnë zërat sipas të cilave, Barcelona po kërkon të rinovojë kontratën me kroatin e mesfushës blaugrana.

Related posts

E PABESUESHME/ Xhaka, në mesin e “YJEVE” të së hënës në Ligën e Kombeve

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester City-Brighton. Rezultati 1-0

Delo.autor

TËRMETI SHKATËRRIMTAR/ Gjesti i prekës i tifozëve të Fenerbahçe-s për viktimat në Turqi

Delo.autor

Leave a Comment