Futboll Seria A Sport

PËRFITIMET E PARA/ RONALDO “shkatërron” rrjetet sociale, e ngjit Juventusin në majë

Juventusi, në ndërveprimet në Facebook, Instagram dhe YouTube, paraqitet me një rritje spektakolare në dy muajt e fundit. Nënshkrimi i Cristiano Ronaldos me bardhezinjtë është ndjerë direkt dhe me “pasoja” në rrjetet sociale të klubit kampion të Italisë. Ndikimi ndihet veçanërisht në numrin e pasuesve (ndjekësve), sidomos në Instagram.

Sipas rezultateve të “Result Sports”, Juventusi shtoi më shumë se 3.5 milionë ndjekës në korrik, kur rritja mesatare mujore është më pak se gjysmë milioni. Kjo e ka lejuar atë që të arrijë në kuotën e 14.4 milionë ndjekësve në Instagram dhe të barazohet me PSG, si ekipi i katërt më i ndjekur në atë rrjet social.

Një fakt tjetër që lavdëron dimensionin e fenomenit: pas vitesh punë, vetëm 14 klube futbolli në botë kanë katër milionë ndjekës në Instagram, pak më shumë se ajo që Juve ka arritur në një muaj, falë Cristiano Ronaldos. Në kombinimin e krejt rrjeteve sociale, Juventusi shtoi 6.2 milionë ndjekës në korrik.

Gjithashtu, të dhëna të mëdha tregojnë raportet mujore të “Deportes y Finanzas”. Juventusi e udhëhoqi muajin në ndërveprimet e Instagram-it jo vetëm në futbollin europian, por edhe në sportet botërore. Shtimi i të gjitha llogarive të tij në Twitter, Facebook dhe Instagram arritën shifrën e 83.3 milionë ndërveprimeve, duke e pozicionuar lart në futbollin europian, edhe përpara Real Madridit, që ka bërë 80 milionë ndjekës.

Klubi pasues nga Seria A në këtë lloj renditjeje është Interi, i cili shfaqet në vendin e 14-të, me “vetëm” 9.38 milionë ndërveprime. Por, nëse ka pasur një rrjet social, të cilin Juventusi e “ka shkatërruar”, ky është YouTube, ku ka qenë gjithashtu një lider sportiv botëror. Në sajtin më popullor të videos në internet, kanali bardhezi arriti 36.3 milionë riprodhime në korrik, 4.4 milionë më shumë se vendi i dytë (Barça) dhe 11.9 më shumë se vendi i tretë (Real Madridi).

Por, kjo nuk është e dhëna më e rëndësishme. Në YouTube, Juventusi pothuajse i dyfishoi vizitat gjatë korrikut. Ato ishin sa dyfishi i totalit të gjysmës së parë të vitit 2018. Midis janarit dhe qershorit, videot e bardhezinjve kishin 18.3 milionë shikime; në 31 ditët e korrikut kjo shifër shkoi 36.3 milionë shikime, që është dymbëdhjetë herë më shumë se audienca mesatare mujore.

Related posts

AKSIDENT I RREZIKSHËM/ Fluturoi 10 metra në ajër, centimetrat ndajnë pilotin nga vdekja (VIDEO)

Delo.autor

Lopetegui prezantohet tek Reali, Perez: Federata Spanjolle gaboi që e shkarkoi

Sadik.Autor

SHQIPËRIA DYFISHON TË ARDHURAT/ Ja shifra e majme që është grumbulluar nga UEFA vetëm për këtë sezon

Delo.autor

Leave a Comment