Futboll Seria A Sport

REVULUCION TEK MILANI/ “Cunami Elliott” fshin gjithçka KINEZE që kishte mbetur në klub

“Cunami Elliott: Milan përmbyset, fshihen kinezët”. Kështu e titullonte në shkrimin e saj të djeshëm “Tuttosport” revolucionin që po ndodh në shtëpinë e Milanit pas kalimit të klubit nën drejtimin e fondit amerikan. “Elliott” nuk po sjellin risi vetëm pas skrivanisë, por edhe në fushën e blertë, ku shumë lojtarë që kinezët transferuan sezonin e shkuar, tashmë nuk janë më pjesë e klubit (Kaliniç, Silva, Bonuçi).

Dhe fondi amerikan nuk duket se do të ndalet këtu. Shiriti i kapitenit i kaloi Romanjolit dhe në skuadër janë shtuar Leonardo-Maldini, që në harkun e pak ditëve kanë diktuar një merkato që ka sjellë optimizëm në shtëpinë kuqezi.

Revolucioni nisi më 10 gusht, kur “Elliott”, pasi mori drejtimin e klubit, nuk kaluan as 10 ditë dhe erdhi lamtumira e administratorit Fasone dhe gjithë skuadrës kineze. Vetëm 3 ditë më vonë erdhi radha e Mirabelit. Dhe prej atij momenti ka nisur të shkruhet historia.

 

Related posts

Conte kam një kontratë me Chelsea, dhe dua të qëndroj gjatë në Londër

Sadik.Autor

Boston eliminon Philadelphian, sfidon Cleveland në finalet e Lindjes

Sadik.Autor

ARMANDO BROJA NË TESTIN “MILAN”/ Zbulohen shanset për akordin me sulmuesin e Shqipërisë

F.autor

Leave a Comment