Futboll Premier League Sport

PLAS NË ANGLI/ Xherdan Shaqiri nuk ndalet, këtë herë vë në lojë Gary Neville (FOTO)

Gary Neville nuk e humbet rastin që të kritikojë Xherdan Shaqirin sa herë i jepet mundësia. Por këtë radhë i takoi shqiptar-zviceranit që të vinte në lojë legjendën e Manchester United. Neville dhe ikona e Liverpool-it, Jamie Carragher hodhën një bast, ku humbësi detyrohej që ta vishte fanellën e rivalit. Në gjuajtjen e penalltive, ishte ish ylli i “Djajve të kuq” që gaboi.

Në fillim Carragher mendoi që ta bënte të vishte fanellën që ai mbante veshur, por ndryshoi shpejt mendje dhe i tha të mbante veshur fanellën me numrin 23 të Shaqirit, sepse “ai e urren atë”.

Pas disa ditësh dhe mjaft komentesh e humori në rrjetet sociale, erdhi edhe reagimi i blerjes më të re të të kuqve.

“Për fansin tim numër 1 Gary Neville. Të lutem mos u tërhiq pas, më fal mos e refuzo këtë bast”, ishte dedikimi që lojtari i Zvicrës i bëri Neville, në fanellën e firmosur enkas për të me numrin 23.

Kjo e Shaqirit ishte lojë fjalësh, sepse Nevile shpesh e ka akuzuar që është egoist dhe që luan vetëm kur do të tregojë veten e i lë shokët në baltë.

Vetë Carragher e postoi në Twitter dhuratën që Shaqiri i bëri komentatorit të futbollit në Angli.Por duket që ky i fundit nuk e ka pëlqyer aspak. Ai e ka thënë se fanellën e Carrgher e mban me qejf, por jo atë të Shaqirit, të cilin nuk e vlerëson aspak.

Related posts

E FUNDIT/ Ardian Mema lë në stol Ngoo me shokë, prezantimi zyrtar bëhet të hënën

Isa.Autor

U THA SE ISHTE NË GJENDJE TË RËNDË ME COVID-19/ Reagon trajneri Gega: Nuk gjej fjalë…

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Liverpool. Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

Leave a Comment