Futboll Premier League Sport

PO E SULMOJNË TË GJITHË/ Pochettino del kundër rrymës: Ja cili është Mourinho…

Një shishe verë dhe dy fanella të Real Madrid në një qese plastike mjaftuan për të bindur Mauricio Pochettino për karakterin e vërtetë të Jose Mourinho, shumë larg përshtypjes së një portreti mendjemadh që është krijuar kudo.

Pochettino, në hapat e parë të karrierës së tij te Espanyol, humbi kundër Real Madrid të drejtuar nga Mourinho, por portugezi lëvizte nëpër stadium duke kërkuar numrin e telefonit të argjentinasit.

Kur e gjeti “Special One” i dhuroi një shishe verë “Chateau Cos d’Estournel”, ndër më të mirat e prodhura në Bordo dhe dy fanella të autografuara të Real Madrid, për djemtë e Pochettino. Në këtë moment lindi një miqësi.

Sonte në “Old Trafford”, dy shokët trajnerët do të vihen përballë njëri-tjetrit.

Pochettino ka lexuar disa histori gjatë kësaj jave në lidhje me Mourinho, duke nisur nga zënka e tij me Pogba, debatet me Ed Woodward dhe polemika me Pep Guardiola. Megjithatë opinioni i tij nuk ka ndryshuar dhe Jose për mendimin e tij është njeriu i duhur për skuadrat e mëdha, ai që frymëzon të gjithë trajnerët e rinj në futboll.

“Për çdo trajner të ri, Mourinho është një frymëzim, – tha Pochettino. – Për të gjithë, pa asnjë dallim. Unë kam marrë shumë prej tij, shumë gjëra, ai është një trajner dhe menaxher i jashtëzakonshëm. Unë jam më i ri se ai, gjithmonë do të ketë polemika, gjithmonë do të ketë ulje-ngritje në karrierën e dikujt, por nuk e fsheh se shembulli im në shumë aspekte ka qenë Mourinho. Kam ndërtuar një miqësi dhe respekt për të që kur isha te Espanyol.”

Në letër duket si një miqësi e pazakontë. Pochettino pëlqen futbollin dëfryes dhe të shpejtë, ndërsa Mourinho është teorikisht kundërshtari kryesor i kësaj mënyre të së luajtur. Mourinho është shumë më i kujdesshëm dhe bazohet kryesisht te loja në bllok pa rreziqe.

“Kur humbet një trajner ndjen gjithmonë përgjegjësinë, – tha Pochettino. – Unë jam trajneri dhe marr përgjegjësinë kur gjërat nuk shkojnë mirë. Ka momente kur i them vetes se mund t’i bëja gjërat më mirë. Kurrë nuk duhet të kënaqesh. Edhe kur fitosh, duhet të kërkosh të përmirësohesh.”

Në 15 ndeshje përballë njëri-tjetrit, Mourinho ka fituar 11 herë kundër Pochettino, i cili ka triumfuar tre herë, ndërsa vetëm një ndeshje është mbyllur në barazim.

Related posts

Alisson, portieri që vlen sa një sulmues dhe garanton 15 pikë në vit

Sadik.Autor

KËRCËNUAN DJALOSHIN 10-VJEÇAR QË FESTOI GOLIN E INTER/ Melissa Satta sulmon tifozët e Fiorentinës: Jeni injorantë…

Delo.autor

DO TË QËNDROJË APO DO TË LARGOHET? Lewandowski ka dyshime për të ardhmen, Bayern zgjedh pasardhësin

Delo.autor

Leave a Comment