Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN/ Mendy premton të sakrifikojë rrjetet sociale për të kënaqur “shefin” Guardiola

Beniamin Mendy është gati t’i bindet këshillës së Pep Guardiola-s për të qëndruar larg rrjeteve sociale pas startit fantastik të sezonit me Manchester City-n. 24-vjeçari karizmatik është rikthyer në formën ideale pasi City pagoi 60 mln euro verën e kaluar për të.

Gjithsesi, Guardiola e ka paralajmëruar publikisht të harrojë mediat sociale dhe të përmirësohet në disa aspekte të lojës dhe Mendy është gati t’i bindet trajnerit.

“Çdo herë që jam me celularin në dorë, jam në Instagram ose Twitter por tani duhet të jem i kujdesshëm,” shprehet ai pas fitores 6-1 të City-t ndaj Huddersfield.

“Kur jam në qendrën stërvitore, nuk e përdor celularin por dëgjoj fjalët e trajnerit. Trajneri është shefi. “Nëse ai thotë diçka, unë duhet ta dëgjoj. Në fushë jap gjithçka për ekipin dhe tifozët.”

Related posts

NEYMAR REVOLUCION TE SANTOS/ Shtatë kërkesat pas rikthimit! Nga Pogba te Ramos

F.autor

NUK DO TI BESONI SYVE/ Goli i vitit vjen nga Portugalia, lojtarët luajnë “playstations” (VIDEO)

Isa.Autor

KRISJET ME TRAJNERIN/ Presidenti i Peskarës vendos veton për Memushajn

Delo.autor

Leave a Comment