Futboll Sport

QËNDRIMI SURPRIZË TEK NICE/ BALOTELLI tregohet i sinqertë dhe zbulon gjithçka

Baloteli nuk ka ndryshuar skuadër. Nuk i kanë munguar ofertat, por vendosi të nisë sezonin e tretë në Francë. Ka edhe një vit kontratë dhe do e respektojë atë, edhe pse dëshira fillimisht ishte që të shkonte në një klub që luan në Europë.

Vetë Baloteli ka sqaruar gjithçka në lidhje me situatën e krijuar dhe vendimin e marrë, duke theksuar se ka vendosur vetë, pa u ndikuar nga askush. “Në fund të kampionatit të shkuar e kisha marrë vendimin tim dhe doja të largohesha. E dinin të gjithë në shoqëri, madje edhe vetë presidenti. Në Nicë, atmosfera ka qenë gjithmonë e mirë dhe kjo vlen edhe për jetën time.

Kam kaluar mirë në klub dhe me shokët e skuadrës. Kisha edhe një vit kontratë me Nicën, kështu që në fund vendosa të qëndroja këtu. ishte vendim tërësisht i imi dhe askush nuk më tha çfarë të bëj. Unë kështu jam, bëj atë që ndjej dhe dua. Kam respekt për të gjithë, por në karrierën time gjithmonë vendimet finale i marr vetë”, është shprehur sulmuesi italian fillimisht.

Baloteli tregon se Viera ndikoi në vendimin e tij: “Në fund mora këtë vendim sepse kështu kisha dëshirë. Ndikim në zgjedhjen time sigurisht që ka pasur edhe Viera, 80% të vendimit e mora prej tij”.

OFERTAT – “Gjatë kësaj periudhe kam marrë pesë oferta konkrete. Më kontaktoi Marseja, por nuk e di pse vetëm kjo tratativë doli. Më donin gjithashtu edhe në Kinë, por refuzova. Thashë jo, për momentin. E dashuroj futbollin dhe dua të bëj gjëra të rëndësishme në Europë këto dy vite. Për para ka kohë, mund të presin”.

Related posts

Chelsea në çerekfinale, Pedro shënon ndaj Leicesterit

Q.Autor

RENDITJA E UEFA-S PËR VITIN 2023/ Ja në cilat pozicione e mbyllin 7 skuadrat e Kategorisë Superiore

F.autor

I SURPRIZON TË GJITHË/ Ballkani i Bledi Shkëmbit shkëlqen në miqësore, “leksion” skuadrës së Superligës polake

Delo.autor

Leave a Comment