Futboll Seria A Sport

TËRMET TEK JUVENTUSI/ ALLEGRI tregon lojtarin më të mirë në BOTË…harron RONALDON

Juventusi ka bërë goditjen më të madhe të merkatos deri më tani duke veshur bardhezi një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Madje, për shumë njerëz, Cristiano Ronaldo është më i miri në botë për momentin. Edhe trajneri i Juves, Max Allegri e mendon kështu, por ngurron ta thotë me plt gojën.

“Do të jetë një kënaqësi të stërvisësh Ronaldon. Është lojtari më i mirë në botë, bashkë me Messin”, tha trajneri italian në përfundim të ndeshjes kundër Real Madrid të humbur 1-3, duke mos dashur të futet në debatin tashmë dhjetëvjeçar se cili prej të dyve është numri 1.

Allegri ka vlerësuar punën e klubit për sa i përket lëvizjeve në merkato, duke dhënë miratimin për shitjen e Higuain dhe rikthimin e Bonuccit. “Kemi bërë blejret që duhet të bënim. Jemi mjaft konkurrues edhe kështu siç jemi dhe mezi pop res të nisë sezoni më lojtarët që kam në dispozicion”.

Mbrojtja duket e mbipopulluar dhe Allegri e ti këtë. “Me mbërritjen e Bonuccit kemi pesë lojtarë për dy pozicione, por sezoni do të jetë shumë impenjativ dhe do të ketë vend për të gjithë. Disa prej të rinjve që kemi kanë bërë paraqitje të mira këtu në SHBA dhe mund të fitojnë më shumë hapsira gjatë kampionatit”, tha tekniku.

Sa për rezultatin kundër madrilenëve Allegri e merr me sportivitet: “Ishte një test shumë i mirë për ne, një ndeshje mes dy skuadrash të mëdha. Jemi të lumtur që zhvilluam katër ndeshje këtu, ishte një përvojë fantastike për ne, sepse u matëm me skuadra të një niveli të lartë”.

Related posts

LAJM I KEQ NGA SPANJA/ Shokojnë mjekët: Agueron duhet të lërë futbollin

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Dortmund shkatërron Leverkusenin, konsolidohet në Champions

Sadik.Autor

FINANCAT NË KOLAPS/ Ja arsyeja pse REALI akoma s’ka blerë asnjë sulmues

Isa.Autor

Leave a Comment