Sport Të tjera

Hamilton e Vettel, ”duel” fjalësh para se të zbresin në pistë

Kampionati i Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Belgjikës, me Lewis Hamilton që kryeson ndaj Sebastian Vettel me 24 pikë diferencë. Gjermani u përpoq të vinte nën presionin rivalin për titull duke thënë se e kishte parë veten më keq edhe herë të tjera, por britaniku iu kundërpërgjigj menjëherë.

“Çelësi i kësaj gare do të jetë shpejtësia. Për sa i përket pikëve jemi pak mbrapa, por mendoj që nuk ka gjë që nuk mund të bëjmë”, tha Vettel para nisjes së provave të lira të premten. “Unë e kam parë veten edhe më keq në vitet e shkuar, por përsëri kam arritur të përmbys situatën. Makina jonë ka qenë shumë e fortë në cirkuite të ngjashëm me të kësaj fundjave dhe do të përpiqemi të qendrojmë të tillë. Kemi disa surpriza për këtë fundjavë dhe do të shohim se si do të shkojë”.

Vettel kërkon titullin e pestë personal në F1 dhe për këtë përpiqet të ruajë optimizmin, duke zhvlerësuar disavantazhin e pikëve që ka ndaj Hamilton. “Në disa gara ne kemi qenë më të fortë dhe nuk kemi fituar, në disa të tjera ata ishin më të fortë dhe nuk kanë fituar”, thtoë gjermani. “Çelësi është që të jemi sa më afër kur t’i afrohemi fundit”.

Nga ana tjetër, Hamilton është gjithashtu gati të ruajë avantazhin, ndërsa kanë mbetur edhe nëntë gara deri në fund të kampionatit, që nëse e fiton, do të ishte gjithashtu i pesti për të. “Unë nuk mund t’ju them a e ndjen preisonin Sebastian, por e di që presioni më i madh është mbi mua. Por kjo është mënyra e vetme për mua”, tha Hamilton. “Kjo situatë na bën që të realizojmë gjëra të jashtëzakonshme, të përmirësohemi në të gjitha drejtimet”.

Pas dy fitoreve në dy garat e fundit në Hungari dhe Gjermani, britaniku mendon se Mercedes duhet të përsëritet edhe në pistën belge dhe atë italiane, për të marrë maksimumin para nisjes së garave aziatike në shtator, ku skuderia gjermane tradicionalisht nuk ka ecur shumë mirë. “Duhet të punojmë fort që të marrim sa më shumë pikë para garës së Singaporit, ku kemi hasur vështirësi”, tha ai.

Të dy skuadrat prite të përmirësojnë motorët e tyre këtë fundjavë, edhe pse kjo nuk ëshë konfirmuar ende. E sigurt është që të dy pilotët do të dhurojnë spektakël në një pistë ku shpejtësia është fjala dominuese./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Related posts

Teuta mposht Partizanin dhe shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë

Q.Autor

MILAN-VENEZIA/ Pioli ka zgjedh në majën e sulmit Rebic. Leao dhe Florenci mbështetje nga krahët (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FITON 12 MILIONË EURO NË SEZON/ Ylli i Barcelonës refuzon rinovimin me “katalanasit”

Delo.autor

Leave a Comment